• OKAZION Tirane, shes apartament 2+1+BLK Kati 3, 104 m² 160,000 Euro (Shemsie Haka) (mundesi pagese me këste pa interes

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
1 Ali Demi | Tregu Elektrik
Tipi
apartament
Siperfaqja m²
104 m²
Nr dhoma
2+1
Kati
Kati 3
Cmimi Euro
160000
Zona/Rruga : Shemsie Haka

Në zonën e Ali Demit, ngjitur me fushën e sportit, shitet apartament i organizuar në 1 sallon dhe guzhinë bashkë, 2 dhoma gjumi nga të cilat 1 matrimoniale dhe 1 e përshtatur për fëmijë dhe dy tualete, njëri nga të cilët ka hyrje direkt nga dhoma e gjumit. Prona ka një sip. totale 104.1 m2 (90.5 m2 neto).

Apartamenti ndodhet në katin e 3-të banim (kati i katërt nga toka) të një pallati ndërtim i vitit 2018, me 5 kate banim + 1 kat dyqan + 1 kat parkim dhe është me pamje nga perëndimi, pozicion i cili mundëson një ndricim natyral në pjesën kryesore të ditës. Pallati ka ashensor funksional, sistem kapot i cili siguron një ambient të ngrohtë në dimër dhe të freskët gjatë verës, gjelbërim rreth pallatit dhe një hapësirë të bollshme në raport me pallatet e tjera përreth si dhe të gjitha facilitet e nevojshme bare, restorante, gjimnaze, kopshte, cerdhe, farmaci etj. Ambientet e përbashkëta kontrollohen nga administratori.

Përvec punimeve të kryera nga ana e firmës së ndërtimit, nga ana e përdoruesit të parë dhe të vetëm të këtij apartamenti, janë kryer punime shtesë sipas projektit të hartuar nga arkitekt profesionist për interier të cilat janë ndjekur me inxhinier gjithashtu profesionist dhe të dedikuar gjatë gjithë kohës. Punime extra që janë kryer dhe që vlejnë të përmenden janë:
- Shtrimi me parket;
- Punime gipsi;
- Lyerje dhe patinime;
- Hidrosanitaret në të dyja tualetet janë inkasso sospeso duke bërë që këto ambiente të kenë një shfrytëzim më efektiv;
- Punimet hidraulike dhe elektrike janë të gjitha të reja duke përdorur materiale shumë herë me cilësore se ato të parashikuara nga firma e ndërtimit;
- Dritaret e aluminit dhe dera e ballkonit janë zëvendësuar me të të reja me sistem plastik me dopjo xham (xham akustik dhe termik për mbrojtje përkatësisht nga zhurmat dhe ndryshimet e temperaturave);
- Sistem Chiller Daikin me fan coila në cdo dhomë e kalorifera në të dyja tueletet (ky sistem ngrohjeje dhe ftohejeje i cili ka kushtuar 6,000 euro, falë izolimit perfekt të krijuar nga polisteroli dhe punimet cilësore të vetratave e parketit sigurojnë një ambient ideal brenda për sa i takon ngrohtësisë dhe freskisë sipas stinëve);
- Ndricim led në sallon, dhomat e gjumit, tualete dhe korridor (pajisjet elektrike janë marrë të gjitha tek Teoren);
- Pajisjet hidraulike janë të markës prestigjoze Paffoni;
- Kabinat e dushit janë me xham të temperuar;
- Konstruksionet e gipsit janë cimentato kundër lagështisë në të dy tualetet;
- Etj.

Përvec sa më sipër apartamenti jepet me qira krejtësisht i mobiluar ku mund të përmendim:
- Sistemin e ngorhje/ftohjes chiller i markës Daikin (inverter i cili nuk konsumon shumë energji);
- Frigorifer;
- Pianurë;
- Furrë;
- Lavastovilie;
- TV 55’ Samsung (model i vitit 2022);
- Lavatrice;
- Tharëse rrobash;
- 2 boiler dushi;
- Gjithë mobilimi i nevojshëm sipas fotove (guzhina, divani, dollapët e dhomave të gjumit);
- Pikturat;

Apartamenti duke perfshire te gjitha sa me siper shitet per nje cmim prej 160,000 euro i diskutueshëm. Per te interesuarit, ofrohet edhe varianti me nje ose dy poste parkimi, te cilat jane perballe me daljen kryesore nga parkimi dhe 3 metra larg ashensorit me cmim 12,000 eruro/post parkimi.

Eshte nje OKAZION shume i mire i cili nuk duhet humbur pasi ka punime cilesore dhe mbi te gjitha nje cmim te arsyeshem per kohen dhe per personat qe e njohin cilesine e punimeve te ndertimit qe ne kete rast jane kryer me kujdesin maksimal.

(Prona shitet nga individ direkt dhe nuk ka asnje kosto shtese pervec atyre qe pershkrhen me siper)

Cel. : 069 35 68 OO2
 


WhatsApp
Back
Top