• Okazion! Shitet Apartament bollshëm, 3+1+kuzhin +2-ballkone, kat 5, pallat ri 7-kate,.133m², 1000€/m², (133'000€), në rr.Bardhyl / Unaz, 50m nga rr.Di

Cmimi Euro
133000
Shitet: Okazion! Apartament i bollshëm tipi 3+1, Sip.133 m[SUP]2[/SUP], 2-ballkone, 1 banjo, kati 5-te banim, pallat i ri 7-katësh, në fillim të Rr."Bardhyl",50m nga Farmacia nr.10 / kryqëzimi i QSUT-së/ngjitur me zyrat e Njësive Administrative 3+4, në Unazë.
Zona Rr. Bardhyl/Farmacia nr.10, ku ndodhet pallati është një ndër zonat më të njohura dhe të preferuara, në Unazën qendrore, shumë pranë qendrës së Tiranës, si dhe zona; Medrese, Rruga e Dibrës, Qendrës Spitalore "Nënë Tereza", Xhamllikut, Brrylit etj. Zonë lehtësisht e aksesueshme dhe e shëtitshme si në këmbë, ashtu edhe me transport publik për të shkuar në të gjitha zonat e tjera të Tiranës.
Pallati/Pozicioni tij: gjendet në Unazë në krahun e majtë të Rr."Bardhyl", 50m mbi kryqëzimin e farmacisë nr.10 (spitaleve) kur shkon në drejtim të Brrylit, Lanës. Pallati është në linjën e dytë, i spostuar nga Unaza rreth 25m, shumë pranë me zyrat e njësive administrative nr.3 dhe 4 me shtrirje dhe pamje më të madhe nga Lindja/Jug-Lindja, Perëndim dhe Veri/Veri-Lindje.
Pallat i ri, ndërtim i viteve 1999-2000, me 7-kate mbi tokë, nga ku 6 kate banim dhe 1 kat (përdhes) sipërfaqe tregtare dhe shërbimesh, me shkallë të gjëra dhe me dritë natyrale. Holli në kat dhe shkallët janë mjaft të bollshme dhe në çdo kat ka nga 2-apartamente. Mikro-zona ku gjendet pallati është e mirë-sistemuar, e lidhur menjëherë me Unazën/rr."Bardhyl" nëpërmjet një rrugice të brendshme të sistemuar. Kjo mikro-zonë është me shumë gjallëri dhe aktivitete tregtare e shërbimesh dhe institucione të ndryshme administrative dhe shëndetësore.
Apartamet cilësor & bollshëm:
Tip 3+1
me sipërfaqe neto, në Çertifikatën e Pronësisë 133m[SUP]2[/SUP], 1-banjo, 2 ballkone, salloni/pjesa e ndënjes/sogiorno e bollshme, nga ku komunikohet me të gjitha pjesët e tjera të apartamentit, me 3-dhomat e gjumit me përmasa të mëdha dhe forma të rregullta, me banjo të madhe dhe kuzhinë gatimi më vehte. Gjendet në pozicionin lindje-veri-lindje, si dhe atë jug-perëndim dhe veri-perëndim. Ka shumë dritë natyrale dhe lehtësisht i ajrosshëm, ku çdo pjesë ka dritë dhe ajrosje natyrale, me pamje mjaft të bukur, si nga veri e veri-lindje Dajti, malet e Krujës dhe nga jugu, jug-perëndimi e veri-perëndimi, parku i Liqenit, kodrat e Saukut, qendra e Tiranës dhe krahu i Medresesë. Komplet i mobiluar dhe çdo pjesë është funksionale dhe në shfrytëzim.Muret dhe tavanet: Muret janë në përgjithësi të drejta, të suvatuara dhe të lyera me ngjyra të ndryshme (kryesisht errëta), ndërsa tavanet normale, ngjyrë të bardhë.
Dyshemeja
: është e shtruar në pjesën më të madhe me pllaka cilësore pjesa e ndënjes/sogiorno, koridoret me përmasa pak mbi mesataret, katrore dhe ngjyrë në bezhë të hapur.
Dyert e brendshme: prej druri-tamburato, cilësore, ngjyrë kafe në mjalt, ndërsa dyert-dritare e ballkoneve dhe dritraret janë, prej vetratë-duralumin dopio xham, ngjyrë bardhë, ndërsa e kuzhinës ngjyre kafe.
Përdorimi i mëparshëm e aktual: Apartamenti qe nga momenti i përfundimit/ndërtimit ka qenë i përdorur nga të zotët e tij, ndërsa aktualisht për arsye shëndetësore është nxjerrë në shitje.
Dokumentacioni:Me Çertifikatë Pronësie të rregullt dhe i shitshëm në çdo moment.
Çmimi Shitjes: Shitet me 1'000 euro €/m[SUP]2[/SUP],(133'000
€) me dy mundësi ose me të gjitha mobiljet, kompletuar, ose pjesërisht të mobiluar.
Adresa: Në Rr."Bardhyl", brenda Unazës, 50m nga Rr.Dibrës/kryqëzimi i Farmacisë nr.10 "QSUT-ja" ngjitur me ndërtesën e njësive administrative nr.3 dhe 4, në Unazë Tiranë.adgss
Cel: 069 62 81 433 adgss
**********************************************
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare) Real Estate
Adresa:
Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
Stc.Unazës, pranë D.P.Policisë së Shtetit/përball Min.Jashtme
Tirane
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
Email: adstudiosherbimesh@gmail.com
 


Contact WhatsApp
Back
Top