• Ofroj vend pune Menaxhere Marketingu

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqeria “GoTech” shpk, shoqëri me aktivitet tregtar në fushën e tregtimit me shumicë dhe pakicë të produkteve elektroshtëpiake, kërkon të punësojë:
Menaxher Marketingu



  • Të bëjë promocion dhe marketing të produkteve ekzistuese tek klientet e rinj, si dhe të produkteve të reja tek klientet e rinj dhe ekzistues;
  • Të vendosë, zhvillojë dhe mbajë marrëdhënie me klientët duke gjeneruar mundësi të reja bashkëpunimi;
  • Të propozojë dhe paraqesë tek administrori strategji marketingu për zhvillimin e mëtejshem të shoqërisë, në bazë të kontakteve me klientët ekzistues si dhe ato të mundshëm;
  • Të identifikojë dhe ndjekë mundësi të reja për shitje të cilat mund të krijohen nga puna në terren;
  • Të analizojë dhe vleresojë nevojat për produkte apo shërbime të reja për klientët sipas nevojave të tyre dhe mundësive të shoqërisë;
  • Të hartojë propozime për prezantimin dhe eksperimentimin e produkteve dhe i paraqet tek administratori;
  • Të sigurojë dhe shpërndajë informacion të ri mbi tregun e produkteve të ngjashme, si dhe mbi konkurrentet ekzistues dhe të rinj që futen në treg;
  • Të studiojë rrugët promocionale për produktet e shoqërisë;
  • Të raportojë në lidhje me realizimin e objektivave të shitjes dhe rezultatet e shitjes;

Kualifikimet e kerkuara:


  • Të ketë kryer studimet e larta (preferohet dega administrim biznesi ose ekonomik);
  • Të këtë minimalisht 2 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme;
  • Të njohë shumë mirë gjuhën angleze;
  • Të jetë i komunikueshëm dhe të ketë aftësi negocimi;
  • Të ketë aftësi të mira organizative;
  • Të jetë i aftë të punojë në grup;
  • Të jetë kreativ dhe inovativ;
  • Të sjellë ide të reja në punë;
  • Të ketë njohuri të paketës Microsoft Office.


Te gjithe te interesuarit mund te dergojne CV me foto ne adresen e e-mail-it hr@gotech.al

Ju mirepresim!
 


Apply
Back
Top