• Ofrohet vend pune Përfaqësues Mjekësor

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
Pozicioni: Përfaqësues Mjekësor

Tipi i punës: Kohë e plotë, i përhershëm
Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri

Delta Pharma (https://deltapharma-al.com/) është kompania më inovative farmaceutike në vend, që përqafon përditësimet e fundit të teknologjisë. Është e orientuar drejt klientit, e përqendruar në shitjen e barnave Inovative, Xhenerike dhe Biologjike, si dhe produkteve OTC, Rx, Shtesave Ushqimore dhe Pajisjeve Mjekësore.

Qëllimi i pozicionit:
Marrja përsipër e përgjegjësive për të gjitha aspektet e lidhura me komunikimin dhe promovimin e produkteve tek profesionistët e kujdesit shëndetësor. Këtu përfshihet cilësia e komunikimit, hapësira gjeografike si dhe gama e specialiteteve të mbuluara, ndërkohë që ruhet dhe përmirësohet reputacioni i Shoqërisë në kujdesin ndaj pacientit.

Përvoja, Kualifikimet & Aftësitë:

- Nivel të lartë shkollimi, preferohet në shkencat mjekësore, farmaceutike, biologjike, kimike; si dhe ato të komunikimit apo ekonomisë.
- Përvoja e mëparshme në pozicion të ngjashëm do të përbënte avantazh.
- Leje për drejtim automjeti.
- Aftësi në përdorimin e paketës MS Office dhe sisteme të tjera për menaxhim biznesi.
- Person me integritet të lartë, i orientuar drejt përputhshmërisë dhe standardeve. Aftësi të shkëlqyera prezantuese dhe komunikuese. Person kreativ, me orientim drejt gjetjes së zgjidhjeve dhe gjenerimit të risive. Besim në punën dhe vlerat që i jep shoqërisë si dhe aftësi për të vendosur standarde dhe objektiva.

Procedura e aplikimit:

Lutemi dërgoni Curriculum Vitae tek hr@deltapharma-al.com dhe do t’ju kontaktojmë për të diskutuar më shumë. Në zbatim të Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, aplikimi juaj do të trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Cel. : +355695289363
 


Apply WhatsApp
Back
Top