• Ofrohet vend pune Inxhinier Ndertimi ne zonen e Lacit

Shoqeria "VEGA" shpk, nje kompani lider ne fushen e ndertimit dhe me nje eksperience 30 vjecare ne treg, kerkon te punesoje "Inxhinier Ndertimi" ne zonen e Lacit.

Pergjegjesite Kryesore:

1. Zbatimi i grafikut te punimeve ne perputhje me afatet e percaktuara ne kontraten e zbatimit te punimeve
2. Kontrolli dhe mbikqyrja e punimeve te zbatimit ne objekt
3. Te planifikoje, te organizoje dhe te zbatoje punimet ne sheshin e ndertimit ne perputhje me projektin, kushtet teknike te zbatimit, specifikimet teknike dhe cilesine, ne respektim te afateve kohore
4. Te hartoje planet ditore, javore dhe mujore t epunes
5. Te kryeje te gjitha matjet e punimeve reale dhe te hartoje librezat e punimeve sipas projektit dhe atyre reale
6. Te hartoje situacionet mujore.
7. Te planifikoje dhe te organizoje grumbullimin e materialeve te ndertimit, si dhe te mbaje inventar per magazinen
8. Te mbaje dokumentacionin e kantjerit (ditar punimesh, librin e kantjerit, procesverbalet e punimeve te maskuara, listeprezencen e punonjesve, etj)
9. Te jete pergjegjes per sigurimin teknik te puntoreve ne kantjer dhe te mbaje procesverbalet perkatese mujore.
Kualifikimet:


1. Diplome ne Fakultetin e Inxhinierese se Ndertimit
2. Pervoje pune ne zbatim (minimumi 3 vjet)
3. Te kete aftesi te mira komunikimi dhe menaxheriale
4. Te kete aftesi shume te mira ne leximin dhe zberthimin e projektit te zbatimit
5. Te zoteroje programet Autocad 2D, Microsoft Office
6. Te kete patente te klasit B

* Te gjithe te interesuarit te dergojne CV e tyre ne adresen e email-it : sekretaria@vega.al
 


Apply
Back
Top