• OFROHET PUNE INXHINIER NDERTIMI NE TERREN/DREJTUES TEKNIK

KOMPANIA ERZENI/SH SHPK KA NJE EKSPERIENCE TE GJERE NE FUSHEN E NDERTIMIT SI ME INSTITUCIONE PRIVATE ASHTU EDHE ME NDERTIME SHTETERORE
POZICIONI INXHINIER NDERTIMI KANTIER PAGA 170 000 -180 0000 LEK NETO E DISKUTUESHME SIPAS KUALIFIKIMEVE
KERKOHET MINIMUMI 4-5 VITE EXPERIENCE PUNE

OBJEKTI KU DO PUNOHET ESHTE KOMPLEKS VILA FARKE

  • Kontrollin e punimeve në përputhje me kontratat e sipërmarrjes, projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe KTZ, dhe kushteve të sigurisë së shëndetit e jetës në punë;
  • Kontrollin e përputhshmërisë së projekteve dhe detajeve (Identifikimin e mospërputhjeve mes projekteve arkitektonik – konstruktiv – KUZ – KUB, infrastrukturë inxhinierike nëntokësore),
    përfshirë rishikimin e detajeve dhe dhënien e zgjidhjeve teknike për zbatim, përfshirë detajimin konstruktiv dhe arkitektonik të elementëve të ndryshëm;
  • Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
  • Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko ligjor në objekt, si proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj.;
  • Kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhim QA/QC dhe HSE si dhe rregullave në fuqi;
  • Të kontrollojë firmat nënkontraktore dhe të marrë masa për të përmbushur kërkesat ligjore për sigurimin teknik në kantier;
  • Ndjekjen e cilësisë së lëndëve të para që vijnë në kantier nga furnitorët e ndryshëm;
  • Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier;
  • Sigurimin e zbatimit të punimeve në përputhje me politiken e menaxhimit të cilësisë të kompanisë;
  • Marrjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e Inspektimeve të rregullta;
  • Përgatitjen e snag listave ose të punimeve me mangësi ose të papërfunduara si pjesë e procesit të kolaudimit;
  • Zbatimin me rigorozitet të kontratave të sipërmarrjes;
  • Zbatimin me rigorozitet i rregullave teknike dhe kodit të veshjes;
  • Përgatitjen e dosjeve të cilësisë për materialet specifike të importit që nuk ka mundësi të analizohen në laboratorë tanë;
  • Ndjekjen e zbatimit të cilësisë në procese të ndryshme teknologjike gjatë zbatimit të punimeve;
  • Organizimin dhe Koordinimin me stafin në varësi (teknik, brigadier , hidraulik , elektricist, topograf) për punime në kantier;
  • Udhëheqjen e punimeve, planifikimin e fronteve të punës për procese dhe kontraktorë të ndryshëm, koordinimin e programit të punës midis kontraktorëve,
    aty ku puna e tyre ndërthuret në faza të caktuara;Evidentimin e nevojave për materiale, dhe mirë administrimin e tyre ,të makinerive dhe të fuqisë punëtore;
  • Përgatitjen e raporteve ditore, javore me problematika dhe ecurinë përkatëse;
  • Kontrollin periodik të kostove, në përputhje me preventivin;
  • Identifikimin, planifikimin dhe llogaritjen e volumeve, për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve të reja ose të paparashikuara në preventiv;
  • Detyra të tjera që i ngarkohen nga Drejtuesi i kantierit.
  • Përgatit orët përmbledhëse të punës dhe të dhëna të tjera për stafin, dërgon prezencën e stafit në Departamentin e Burimeve Njerëzore;
  • Evidenton lejet vjetore të stafit, mungesat ditore, raporte etj.;
  • Përcjell tek stafi i kantierit rregulla ose udhëzime të ardhura nga Departamenti i Burimeve Njerëzore;
  • Planifikon nevojat në kantier, harton urdhër-kërkesa dhe ndjek miradministrimin e shpërndarjes së kancelarive.

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi
Kualifikime të tjera:

  • Eksperiencë pune të ngjashme;
  • Të ketë kompetenca teknike të lidhura me punën;
  • Aftësi të mira në kontroll, organizim, raportim;
  • Të ketë dëshirë për të implementuar gjëra të reja;
  • Aftësi të mira komunikuese me shkrim dhe gojë;
  • Njohuri të mira në paketën Office dhe programe të tjera të lidhura me punën.

PAGESA MJAFT E MIRE
KONTAKT 0684000205

bgaruci@yahoo.com

Cel. : 0684000205

Cel. : 00355684000205
 


Apply WhatsApp
Back
Top