• Ndihmës Menaxher Programi

Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Ndihmës Menaxher Programi
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Ofron ekspertizë dhe mbështetje për monitorimin e ecurisë së projektit dhe ekzekutimin e proceseve të inicuara nga Menaxheri i Programit. Ai është përgjegjës për koordinimin e aktiviteteve, resurseve dhe palëve të përfshira në projekt në bashkëpunim me Menaxherin e Programit duke zbatuar me rigorozitet kërkesat e cilësisë, buxhetit dhe sigurisë në punë. Në kryerjen e këtyre detyrave ai menaxhon, koordinon, monitoron, organizon dhe raporton të gjitha proceset e inicuara nga Menaxheri i Programit në mënyrë që projekti të arrijë objektivat strategjike, të arrijë rezultate të suksesshme dhe të tejkalojë pritshmëritë e klientit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Ekzekuton dhe monitoron ecurinë e proceseve të projektit në mënyrë që të arrihen objektivat strategjike duke zbatuar me rigorozitet kërkesat e buxhetit, kërkesat kohore dhe të standarteve të cilësisë;​
  • Bashkëpunon me Menaxherin e Programit për të kuptuar kërkesat e projektit, objektivat, materialet e nevojshme dhe për të raportuar ecurinë e proceseve;​
  • Monitoron realizimin e objektivave, proceset e projektimit, proceset e oponencave, akt-kontrolletepunimeve, ecurinë e punimeve dhe proceseve të përgatitjes së dokumentacioneve ligjore për mbylljen e punimeve duke mbajtur korrespondencë dhe duke dokumentuar në mënyrë të shkruar të gjithë informacionin e mbledhur;​
  • Përgatit raporte periodike në formatin e standartizuar, në lidhje me ecurinë e projekteve duke realizuar vizita në terren sipas një frekuence dhe grafiku të miratuar;​
  • Përgatit draftin e shkresave zyrtare me palët e zhvillimit, palë pronare etj.;​
  • Mbështet përgatitjen e dosjeve të ndryshme tekniko - ligjore për proceset e projektit;​
  • Mbështet përgatitjen për prerjen e faturave/penaliteteve për palët;​
  • Mbështet procesin e përgatitjes së dokumentacionit për kolaudim, Leje përdorimi apo hipotekimi;​
  • Bashkëpunon me shoqëritë dhe departamentet e tjera të përfshira në proces, për ndjekje teknike të projekteve (këtë detyrë rast past rasti mund ta bëjë dhe duke përdorur ekspertë të jashtëm kur nevoja apo ekspertiza e do);​
  • Kujdeset që cilësia e punimeve është sipas standarteve të duhura (respektimi i kushteve dhe specifikimeve teknike të miratuara) duke mbikëqyrur dhe kontrolluar në mënyrë periodike ecurinë e tyre në përputhje me standartet e kompanisë dhe kushtet teknike të zbatimit duke bërë audite periodike;​
  • Bën evidentimin e problematikave në kantier dhe propozon masa korrektuese tek Menaxheri i Programit;​
  • Mbështet përgatitjen e grafikëve të punimeve dhe monitoron realizimin brenda afateve të përcaktuara;​
  • Monitoron projektin nga marrja në dorëzim e tij deri në dorëzimin e certifikatave të pronësisë dhe nënshkrimin e kontratatave të shitjes;​
  • Monitoron marrëdhëniet kontraktuale me pronarët e truallit përkundrejt pretendimeve apo kërkesave që ato mund të kenë ndaj investitorëve;​
  • Përgatit dhe menaxhon buxhetin e projektit në rastet e nevojshme;​
  • Monitoron realizimin e projektit sipas Biznes Planit dhe bën përditësimin e tij;​
  • Monitoron dhe dokumenton problematikat me klientët për çdo bllokim të procesit deri në finalizim të tij;​
  • Siguron dokumentimin e të gjitha fazave të projektit. Përgatit plane afat shkurtra në varësi të progresit të projektit;​
  • Ndërvepron me palët e përfshira për të maksimizuar vlerën e aseteve të përfituara nga projektet;​
  • Të shikohet vazhdimisht mundësia për përmirësimin e procesit, rritjen e inovacionit dhe optimizimin e kostos për të rritur cilësinë e projektit dhe kënaqësinë e klientit;​
  • Detyra të tjera që i ngarkohen nga supervizori.​

Edukimi: Diplomë në Arkitekturë / Inxhinieri Ndërtimi / Inxhinieri Hidroteknike / Menaxhim

Kualifikime të Tjera:​
  • Të ketë minimalisht 2 vite eksperiencë pune në monitorimin e proceseve të projektimit / ndërtimit;​
  • Të ketë minimalisht 4 vite eksperiencë pune në projektim / zbatim punimesh ndërtimi;​
  • Të ketë njohuri për proceset e lejeve të ndërtimit, dokumentacionit ndërtimor dhe materialeve të ndërtimit;​
  • Aftësi të forta komunikimi verbale dhe të shkruara për të ndërvepruar në mënyrë efektive me anëtarët e ekipit, palët e interesuara dhe klientët;​
  • Të ketë aftësi shumë të mira për të monitoruar, dokumentuar, dhe përpiluar raporte në mënyrë eficente dhe lehtësisht të kuptueshme;​
  • Të ketë njohuri shumë të mira për përdorimin e programeve si WORD, EXCEL, POWERPOINT, CAD, ETC (përbën avantazh përdorimi i mirë i MR-PROJECT ose PRIMAVERA);​
  • Njohja me metodologjitë, mjetet dhe teknikat e menaxhimit të projektit. Një kuptim bazë i fazave, proceseve dhe terminologjisë së projektit;​
  • Aftësi për të menaxhuar detyra dhe prioritete të shumta njëkohësisht, duke siguruar që afatet janë përmbushur dhe burimet janë shpërndarë në mënyrë efikase;​
  • Aftësi për të punuar në mënyrë efektive brenda një mjedisi ekipor, duke bashkëpunuar me anëtarët e ekipit dhe palët e interesuara për të arritur qëllimet e projektit;​
  • Gatishmëria për t'iu përshtatur kërkesave dhe rrethanave në ndryshim të projektit, dhe aftësia për të ofruar ndihmë dhe kontribut për të arritur objektivat e projektit.​

Mënyra e Aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecruit.com/jobs/Careers/705972000001839064/Ndihmës-Menaxher-Programi?source=CareerSite


Afati i aplikimit: 04/03/2024
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top