• Menaxher Shitjesh - Sektori Automjete

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience

Menaxher Shitjesh – Sektori Automjete


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti lehtëson bizneset që të zgjedhin stafin e duhur përmes zhvillimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme
duke u mundësuar të punësojnë profesionistët dhe kandidatët që kanë aftësitë e duhura si edhe përmbushin kriteret e vendosura.

Pozicioni i punës: Menaxher Shitjesh - Sektori Automjete
Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme
Adresa e punës në: Tiranë

Ftojmë të gjithë të interesuarit për pozicionin Menaxher Shitjesh për Sektorin e Automjeteve, në portalin nr. 1 të njoftimeve në Shqipëri.
Si Menaxher Shitjesh në këtë sektor, do të jetë përgjegjës për zhvillimin e marrëdhënieve me klientët që operojnë në tregun e automjeteve,
duke u ofruar shërbimet e reklamimit dhe publikimit të tyre në portalin me audiencë ndër më të mëdhat në treg.
Njohuritë dhe përvoja në shitjen e shërbimeve dhe produkteve në këtë treg janë avantazh.

Eksperiencat e punës dhe aftësitë e kërkuara:

  • Të njoh mirë tregun e automjeteve.
  • Të ketë përvojë në shitjen e shërbimeve dhe produkteve në këtë treg (shërbime marketing, makina, pjesë këmbimi, aksesorë, servise).
  • Të përshtatet me kombinimin e punës në terren dhe në zyrë.
  • Të jetë energjik e të ketë sens praktik, si edhe aftësi të mira në menaxhimin e kohës.
  • Të zotëroj patentë kategoria B
Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Identifikimi dhe rritja e portofolit me kompani/klientë që operojnë në tregun e automjeteve.
  • Realizimi i takimeve me klientët dhe prezantimi i shërbimeve të reklamimit/publikimit në portal.
  • Ndërveprimi aktiv me klientët dhe përditësimi me nevojat e tyre.
  • Këshillimi i klientëve për t’u ofruar paketat/shërbimet që i përmbushin më shumë e më mirë nevojat e tyre.
  • Ndërtimi i marrëdhënieve profesionale të punës me personat përgjegjës të kompanive/klientëve dhe rritja e bashkëpunimit me ta.
  • Raportimi periodik i rezultateve të punës.
Edukimi:
  • Preferohet të ketë Diplomë të nivelit Bachelor. Diplomimi në “Marketing” ose në fusha të ngjashme është avantazh.
  • Të ketë njohuri të përdorimit të teknologjisë si dhe aplikacioneve që përdoren për informimin dhe shitjet online.
Aftësi të tjera ndërpersonale:
  • Aftësi të mira komunikimi.
  • Integritet për të trajtuar siç duhet informacionin konfidencial.
  • Aftësi të të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve.
  • I organizuar, i përgjegjshëm e i orientuar drejt klientit.
  • I durueshëm dhe empatik ndaj të tjerëve.
  • Të punojë nën presion.
Përfitimet:
  • Të punuarit në një mjedis profesional që mundëson zhvillimin e karrierës.
  • Pagë deri në 1500 euro në muaj dhe bonus për performancë që tejkalon objektivat.
Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: recruitment@profesionisti.al, përpara datës 6 tetor 2023.
* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top