• Menaxher Shitjes dhe Marketingu

INFORMACION I PËRGJITHSHËM

Fondacioni “Joscelyn” (JsF) është një organizatë jo qeveritare, jo fetare, jo politike dhe jofitimprurëse e themeluar dhe e regjistruar në regjistrin e organizatave jofitimprurëse, me vendim gjykate nr. 503 datë 23.03.2015 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me seli kryesore në Elbasan në Lagjen “28 Nëntori” Rruga “Mefail Biçaku.
Fondacioni “Joscelyn” synon të kontribojë në fuqizimin e komuniteteve, në Shqipëri nëpërmjet ofrimit të shërbimeve psiko-sociale, edukimit formal dhe jo formal, ndërgjegjësimit dhe avokimit. Së fundi JsF ka ngritur sipërmarrjen sociale “Tradita ime Artizanale” e cila zhvillohet në një pronë të konfiskuar nga krimi i organizuar në qytetin e Elbasanit dhe qëllimi kryesor është të përfshijë vajza dhe gra të cilat janë në pamundësi ekonomike për të marrë një profesion dhe për të ruajtur traditën Shqiptare.

PËRSHKRIMI I ROLIT

Fondacioni Joscelyn po kërkon të rekrutojë një Menaxher Shitjes dhe Marketingu për produktet e prodhuara nga Sipërmarrja Sociale në kuadër të projekteve qe mbeshtesin sipermarrjen si projekti “Ruajmë Traditën” pjesë e programit TWIST i zbatuar nga Partners Albania dhe projekti “Mundësi punësimi për komunitetin Rom dhe Egjyptian në Elbasan” mbështetur nga OSFA si pjesë e programit Inclusive EduJobs.

Ai/Ajo do të jetë përgjegjës për menaxhimin e shitjeve të drejtëpërdrejta të produkteve artizanale brenda dhe jashtë Shqipërisë nëpërmjet kontakteve të drejtëpërdrejta dhe online, për më shumë mbi pozicionin e punës ju lutem shikoni bashkangjitur njoftimin.

KRITERET PËR APLIKIM
  • Diplomë Universitare.
  • Minimum nje (1) vit përvojë pune në fushën e marketingut dhe shitjes.
  • Të ketë aftësi solide kompjuterike duke përfshirë programet MS Office, marketing software (Adobe Creative Suite & CRM) dhe aplikacionet (Web analytics, Google Adwords etj.).
  • Aftësi të mira organizative dhe planifikuese.
  • Njohuri të shkëlqyera të marketingut.
  • Të posedojnë aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe e domosdoshme njohja e gjuhës angleze.
  • Të kenë njohuri të shkëlqyera kompjuterike.
  • Aftësi dhe njohuri menaxhuese të punës në grup.
  • Aftësipër të mbajtur nivel të lartë të konfidencialitetit.
  • Leje drejtimi mjeti (e preferuar)
PËR TË APLIKUAR

Të gjithë aplikantët që përmbushin kriteret e kërkuara, të dërgojnë CV në adresën e emailit: traditaimeartizanale@gmail.com deri në datën 6 Prill 2024
 

Attachments

  • Pozicioni i punes per Traditen Artizanale 2024.docx
    48.5 KB · Views: 1


Apply
Back
Top