• Menaxher Shitje Njohës i Gjuhës Greke

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ‘’Marea Resort’’ (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brezovice.
Ne jemi në kërkim të një Menaxher Shitjesh I cili zotëron shumë mire gjuhën greke.
Qëllimi i Pozicionit:
Menaxher Shitje është një profesionist i cili ndjek transaksionet e pasurive të paluajtshme, duke bashkuar blerësit e interesuar për të blerë prona të ndërtuara nga kompania Agikons dhe duke vepruar si Përfaqësues i Kompanise në negociata.

Detyrat

  • Siguron informacionin e nevojshëm nga terreni për të përcaktuar planin mujor të Shitjeve të projekteve të kompanisë.
  • Identifikon mundësitë e zhvillimit të biznesit, duke përcaktuar kërkesat e klientëve, masën e tregut, lëvizjet e konkurentëve, parashikimin e lëvizjeve konsumatore, specifikimet e produktit.
  • Përgatit dhe implementon planet e shitjeve për të arritur kuotat e zhvillimit të biznesit, si janë të përcaktuar nga kompania për projektet që mbulon.
  • Kontribon me informacion në lidhje me politikat e çmimit dhe oferta të ndryshme për produktet e projekteve në ngarkim.
  • Eshtë përgjegjës për organizimin dhe manaxhimin e proçesit të shitjes dhe ndjekjen e proçesit me departamentet e tjera kur është e nevojshme.
  • Eshte përgjegjës për identifikimin e klientëve potenciale dhe prezantimin e produkteve të projekteve në ngarkim.
  • Krijon oferta të personalizuara me klientët duke përshtatur nevojat e klientëve me llojin e produktit që kompania ofron.
  • Negocion dhe finalizon me klientin specifikimet e produktit, kushtet e transaksionit si dhe format e ndryshme të financimit.
  • Harton kontratat respektive, dhe ndjek proçesin e shitjes sipas proçedurave të përcaktuara.
  • Ndihmon dhe bashkëpunon me kolegët e Marketingut për implementimin e aktiviteteve të marketingut që lidhen me promovimin e produkteve të projekteve që mbulon apo klientëve të targetuar.
  • Sugjeron dhe ofron rekomandime për planet e promovimit të kompanisë dhe produkteve të projekteve në ngarkim kundrejt audiencës së interesuar.
  • Njeh në detaje një projekt të caktuar nga eprorët e tij dhe në varësi të njohurive merr edhe titullin Master Projekti.
  • Raporton me baza ditore tek eprori sipas proçedurës në fuqi.

Kualifikimet

  • Të jetë njohës I gjuhës greke.
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë bachelor, preferohen degët e Fakultetit Ekonomik.
  • Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune në fusha të ngjashme.
  • Të njohë shumë mirë programet bazë MO.
  • Të ketë eksperiencë në realizimin e strategjive marketing dhe publicitar.
  • Të jetë i/e besueshëm.
  • Të ketë aftësi të mira konkuruese dhe të jetë i aftë të punojë në grup.
  • Të ketë aftësi menaxhuese dhe vendimarrëse.

Shënime

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre nëpërmjet adresës zyrtare të
Email: hr@agikons.com ,duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilin po aplikojnë.


Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Departamenti i Burimeve Njerëzore
Agikons. Sh.P.K
E-mail: hr@agikons.com
Web: www.agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
 


Apply WhatsApp
Back
Top