• Menaxher Produkti

Kompania Gorenje Albania Shpk, distributori ekskluziv i elektroshtëpiakeve për markat Gorenje dhe Hisense në Shqipëri, është pjesë e grupit Hisense, një konglomerat i madh kinez, prodhuesi më i madh i TV në botë.

Përgjegjësitë

Aktualisht kompania po zgjerohet dhe kërkohet një menaxher produkti që do të jetë përgjegjës për këto aktivitete:
  • Menaxhimi i porosive të produkteve dhe ndjekja e proçesit të blerjes;
  • Komunikimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve me furnitorët dhe klientët;
  • Studim i vazhdueshëm i tregut;
  • Hartimi dhe analiza e raporteve të ndryshme;
  • Trajnim i stafit të shitjes për artikujt e rinj dhe ekzistues etj.
Kriteret
  • Kandidati duhet të zotërojë mirë gjuhën angleze në të folur dhe të shkruar.
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë, preferohet Menaxhim ose Marketing.
  • Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e programit Excel dhe paketës Office në përgjithësi.
Kushtet e punës janë shumë të kënaqshme.
Ju lutem të telefononi në numrin +355 68 90 23 996
1712325413428.png
 


WhatsApp
Back
Top