• Menaxher i rrugës

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
  3. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Menaxheri i rrugës është përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm dhe funksionimin e suksesshëm të rrugës. Mbikëqyr dhe koordinon të gjitha aktivitetet që lidhen me mbledhjen e tarifave dhe menaxhimin e trafikut.

DETYRAT KRYESORE:
Përgjegjësitë specifike përfshijnë:
  • Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive operacionale për të optimizuar rrjedhën e trafikut dhe mbledhjen e të ardhurave.
  • Analizimi i të dhënave ditore të trafikut dhe transaksioneve të tarifave për të identifikuar tendencat dhe nevojat e mundshme për përmirësim.
  • Drejtimin dhe kontrollin e mbikëqyrësve të turneve, operatorëve të kabinave, ekipeve të mirëmbajtjes dhe stafit të shërbimit ndaj klientit.
  • Bashkëpunimi me Departamentin e Finances për të monitoruar dhe kontrolluar transaksionet financiare
  • Sigurimi i pajtueshmërisë me kërkesat rregullatore, zbatimi i protokolleve të sigurisë dhe trajtimi i çështjeve të lidhura me sigurinë.
  • Kryerja e vlerësimeve të rregullta të performances se stafit
  • Krijimi dhe mbajtja e marrëdhënieve me aktorët kryesorë, duke përfshirë agjencitë qeveritare dhe publikun.
  • Mbikëqyrja e planifikimit dhe ekzekutimit të fushatave të marketingut dhe ndërgjegjësimit publik.
  • Raporton tek: CEO

KRITERET KRYESORE:
  • Të ketë përfunduar Fakultetin e Ekonomisë ne degen Finance ose Administrim Biznesi, ose Fakultetin e Inxhinierise se Ndërtimit;
  • Aftësi në përdorimin e sistemeve të mbledhjes së tarifave dhe teknologjive përkatëse ;
  • Aftësi për të kuptuar dhe punuar me të dhënat financiare dhe operacionale;
  • Njohuri ne programe te ndryshme financiare, Ms Office;
  • Njohuri te gjuhes angleze (shume mire);
  • Mbi 6 vite eksperiencë pune, ne pozicione te ngjashme menaxheriale;
  • Preferohet eksperiencë specifike në sistemet e mbledhjes së tarifave, menaxhimin e objekteve të tarifave dhe menaxhimin e trafikut;

Te gjithe te interesuarit, jane te lutur qe te dergojne CV nepermjet adreses se e-mailit careers@gener2.al ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare ëëë.gener2.al ne seksionin “apliko online”.

Afati i fundit i aplikimit eshte data 10 Maj 2024, ora 17:00.

* Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale
 


Apply WhatsApp
Back
Top