• MENAXHER/E BLERJESH

Agjencia e Punësimit "Albanian HR Solutions sh.p.k." është një agjenci e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron shërbime dhe konsulencë në Fushën e Burimeve Njerëzore.

Albanian HR Solutions sh.p.k ka nisur procesin e selektimit për një kompani kliente për postin:

MENAXHER/E BLERJESH

Kërkesat/Kualifikimet:

-Të ketë përfunduar studimet e larta.
-Të ketë përvojë pune në këtë profil ose pozicione të ngjashme minimalisht 3 vite.
-Preferohet të ketë punuar me furnitorë të huaj.
-Të kete punuar në industrinë ushqimore ose FMCG.
-Të ketë njohuri shumë të mira MS Office.
-Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.



Përgjegjësitë:
  • Menaxheri/ja e Blerjeve bën kërkime dhe vlerësime mbi furnitorët, bazuar mbi çmimin, cilësinë, përzgjedhjen, shërbimin, mbështetjen, gatishmërinë, besimin, prodhimin dhe kapacitet e shpërndarjes;
  • Negocion çmimet, cilësinë dhe nivelin e shërbimit me furnitorët;
  • Lokalizon furnitorët e mallrave dhe koordinon për të përcaktuar disponueshmërinë e produktit dhe kushtet e shitjes;
  • Menaxhon furnizimin e stokut për të gjithë rrjetin e pikave shitëse;
  • Ekzekuton blerjet dhe porositë në kohë, me cilësinë më të lartë të mundshme dhe me çmimin sa më të lirë të mundshëm;
  • Herë pas here rishikon kushtet e porosive dhe kontratat në përshtatje me politikat e kompanisë;
  • Analizon tregun për të vlerësuar kërkesën mbi mallrat aktuale dhe ato të së ardhmes;
  • Realizon raporte te ndryshme lidhur me kostot/ cmimet e produkteve;
  • Kujdeset për pjesën logjistike të mallit të porositur deri në magazinimim e tij.


Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në adresën e postës elektronike: alb@ahrs.al deri në datën 26.02.2024.

*Ju informojmë se vetëm kandidatet e përzgjedhur referuar CV-së do të njoftohen për intervista.


Me ne më të suksesshëm!

Cel. : 0672032221
 


Apply WhatsApp
Back
Top