• Megatek ofron vend pune Specialiste Finance/Inventari

Specialiste Finance

Qëllimi i pozicionit: Mirëmbajtjen dhe organizimin e llogarive të inventarit, përgatitjen e analizave të kontrolleve dhe rregullimet përkatese sipas procedurave.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Plotëson dhe mirëmban procedura të shkruara për të gjithë inventarizimet dhe korrigjimet e stokut në sistem.
  • Përgjegjës për manaxhimin dhe ndjekjen e inventarizimeve të planifikuara.
  • Përgatit raporte ditore për të kontrolluar zona kritike të stokut.
  • Zbaton procedurat mbi inventarizimin të percaktuara në përputhje me rregulloren e brendshme të financës.
  • Detyra të tjera siç nevojiten/kërkohen nga supervizori përkatës.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
Edukimi:
Master në Financë-Kontabilitet.
Eksperiencë pune: Eksperiencë pune në pozicione të ngjashme, jo më pak se 2-3 vite.

Aftësitë:
  • Aftësi shumë të mira analitike.
  • Aftësi për të punuar ne grup.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Aftësi për të mbajtur konfidencialitetin në lidhje me informacionin e kompanisë.
Aftësi të tjera:
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Njohuri shumë të mira të aplikimeve të Microsoft Office. Njohuri shumë të mira të aplikimeve të programeve të Financës.
Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV të detajuar dhe Listë notash tek Divizioni i Burimeve Njerëzore nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:

1. Me E-mail: humanresources@megateksa.com ose kontakt ne 069 402 2492

2. Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerezore
Autostrada Tirane-Durres km 7.
Tirana, Albania
 


Apply WhatsApp
Back
Top