• Megatek, ofron vend pune Kordinator Logjistike

MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, po kërkon të punësojë:

Koordinator llogjistike

Qëllimi i Pozicionit: Koordinon punën në llogjistikë

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

1.Koordinon punën për lëvizjen e mjeteve nën administrimin e Megatek, me qëllim mbarëvajtjen dhe plotësimin e nevojave për lëvizje për të gjithë departamentet e Megatek.
2.Harton raporte mujore në lidhje me konsumin e karburantit për cdo makinë të kompanisë dhe raporton rastet kur ka tejkalim të normave të lejuara të konsumit.
3.Kryen të gjitha procedurat e nevojshme me kompanitë e sigurimit në rast aksidentesh të makinave të kompanisë, së bashku me përdoruesin e mjetit të përfshirë në aksident.
4.Monitoron dhe siguron, në bashkëpunim me departamentin e mirëmbajtes, funksionimin e sistemit të fikjes së zjarrit dhe angazhohet në trajnimet që lidhen me përdorimin e fikseve të zjarrit.
5.Është pjesë e organizimit të procesit të evakuimit të stafit në rast emergjencash dhe siguron që sistemi është në funksionim të plotë.
6.Kordinon pajisjen, transferimin apo zhvendosjen në mënyrë të autorizuar të Aseteve fikse të Shoqërisë dhe monitoron në mënyrë sistematike për arritjen e objektivave të vendosura.
7.Pjesë e inventarit vjetor të aseteve fiks.
8.Detyra të tjera sic nevojiten/ kërkohen.


Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:


Edukimi: Diplomë Univeristare, preferohet dega Administrim biznes
Eksperiencë pune: Preferohen minimalisht 1-2 vjet eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.

Aftësitë:

  • Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup.
  • Të jete i dobishëm dhe i sjellshëm.
  • Të ketë komunikim profesional

Procedura e Aplikimit
:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi dorëzoni CV të detajuar :

me e-mail:
humanresources@megateksa.com ose Kontakt nr. 069 60 82 318



 


Apply WhatsApp
Back
Top