• Mane DEVELOPMENT | Specialist Thesari

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
3 Fresku | Linze | Dajt
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Mane Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale

Pozicioni: Specialist Thesari
Departamenti: Financë
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Specialisti i Thesarit është përgjegjës për evidentimin, klasifikimin dhe regjistrimin e dokumentacionit bazë financiar dhe kontabël, bën rakordimet me furnitorët/klientët dhe raportimet financiare.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
• Përgatitja e raporteve ditore të gjendjes dhe lëvizjes së fondeve në banka/arkë;
• Planifikimi dhe sigurimi i fondeve për pagesa sipas planit të aprovuar të pagesave;
• Rakordimi periodik i gjendjes së llogarive bankare me ato në kontabël;
• Kontrolli i saktësisë së hedhjes së veprimeve financiare me bankat;
• Përgatitja e dokumentacionit mbështetës të pagesave sipas procedurave të kompanisë, finalizimi i pagesave në bankë;
• Mirëmbajtja e listës së furnitorëve me të dhënat përkatëse;
• Përgatitja e raporteve periodike Kredi & Kolateral, kontabilizimi i kredisë AFG-AFSH;
• Koordinimi i marrëdhënieve me bankat për mbarëvajtjen dhe mirë-administrimin e llogarive bankare të kompanisë;
• Koordinimi me kompanitë e grupit për menaxhimin sa më të mirë të fondeve;
• Përgatitja e Cash Flow të shoqërisë në baza mujore;
• Ndjekja e raporteve të kliringut për shoqërinë dhe kompanive ndërvepruese;
• Ndjekje deri në protokollim i të gjithë kontratave me palët e treta;

Edukimi: Të ketë diplomë universitare në degën Financë ose/dhe Kontabilitet.


Kualifikime të tjera:
• Të ketë jo më pak se 3 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme;
• Të zotërojë programet bazë të kompjuterit (Paketa Office, Financa 5, etj.);
• Preferohet të ketë njohuri të programeve të kontabilitetit;
• Komunikim efektiv dhe aftësitë ndërpersonale për të bashkëpunuar me palët e interesuara të brendshme dhe të jashtme;
• Aftësi analitike shumë të mira, saktësi në kryerjen e detyrave;
• I/E motivuar dhe i/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur;
• I orientuar nga detajet me një shkallë të lartë saktësie në punë;
• Aftësi për të trajtuar informacionin konfidencial me maturi dhe profesionalizëm;
• Preferohet njohja e gjuhës angleze.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën në linkun: https://manedevelopment.zohorecruit...01197031/Specialist-Thesari?source=CareerSite

Afati i dorëzimit: 07/09/2023
Pas shqyrtimit, do kontaktohen vetem kandidaturat e perzgjedhura.


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top