• Mane DEVELOPMENT| Oficer i Raportimit dhe Shërbimeve Financiare

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Mane Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Holandë dhe Kroaci me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Oficer i Raportimit dhe Shërbimeve Financiare
Departamenti: Financë
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Ndjek dhe monitoron projektet e lëna në ngarkim si dhe përgatit, monitoron, dorëzon dhe kontrollon raportet sipas nevojave të kompanisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Zbaton dhe përditëson aplikimin e Standarteve Ndërkombetare të Kontabilitetit IFRS 9,11,15,16;
  • Krijon, koordinon dhe monitoron raportet e gjeneruara nga Departamenti i Financave në përputhje me kërkesat e menaxhimit të kompanisë;
  • Analizat e riskut financiar dhe optimizimet;
  • Përgatitja e raporteve të ndryshme sipas kërkesave të kompanisë;
  • Rakordon ICO dhe GRP të kompanisë;
  • Kontrollon dhe rakordon raportin e progresit të projekteve në ngarkim;
  • Analizon dhe monitoron zbatimin e procedurave të departamentit të financave, sugjeron ndryshime për procedurat ekzistuese në fuqi;
  • Kontrollon dhe monitoron investimet e kompanisë në çdo projekt;
  • Mbështetje në përgatitjen e pasqyrave financiare statutore;
  • Përgatit dhe rishikon periodikisht llogaritë e arkëtueshme dhe të pagueshme;
  • Ndërlidhet me auditorët e brendshëm dhe të jashtëm të kompanisë gjatë proceseve të auditimit;
  • Çdo detyrë tjetër që mund të lindë.

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti, profili Financë/Kontabilitet

Kualifikime të tjera:

  • Të ketë përvojë nga 3 -5 vjet në fushën financiare përkatëse;
  • Të jetë në gjendje të punojë pa/ose me pak mbikëqyrje;
  • Të ketë iniciativë, aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese;
  • Të jetë i orientuar për të ndjekur çështjet që mund të lindin dhe të ketë aftësi për zgjidhjen e problemeve;
  • Njohuri të mira të programeve të kontabilitetit dhe Financa 5;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Përvoja e mëparshme e punës në një kompani ndërtimi/investimi është e favorshme.

Mënyra e Aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://manedevelopment.zohorecruit...t-dhe-Shërbimeve-Financiare?source=CareerSite


Afati i aplikimit: 17/11/2023

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

 


Apply WhatsApp
Back
Top