• Mane DEVELOPMENT | Ndihmes Menaxher Projekti

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Mane Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale

Pozicioni: Ndihmes Menaxher Projekti
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Ofron ekspertizë dhe mbështetje për monitorimin e ecurisë së projektit dhe ekzekutimin e proceseve të inicuara nga Menaxheri i Projektit. Ai është përgjegjës për koordinimin e aktiviteteve, resurseve dhe palëve të përfshira në projekt në bashkëpunim me Menaxherin e Projektit duke zbatuar me rigorozitet kërkesat e cilësisë, buxhetit dhe sigurisë në punë. Në kryerjen e këtyre detyrave ai menaxhon, koordinon, monitoron, organizon dhe raporton të gjitha proceset e inicuara nga Menaxheri i Projektit në mënyrë që projekti të arrijë objektivat strategjike, rezultate të suksesshme dhe të tejkalojë pritshmëritë e klientit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Ekzekuton dhe monitoron ecurinë e proceseve të projektit në mënyrë që të arrihen objektivat strategjike duke zbatuar me rigorozitet kërkesat e buxhetit, kërkesat kohore dhe të standarteve të cilësisë;
  • Bashkëpunon me Menaxherin e Projektit për të kuptuar kërkesat e projektit, objektivat, materialet e nevojshme dhe për të raportuar ecurinë e proceseve;
  • Monitoron realizimin e objektivave, proceset e projektimit, proceset e oponencave, akt-kontrollet e punimeve, ecurinë e punimeve dhe proceseve të përgatitjes së dokumentacioneve ligjore për mbylljen e punimeve duke mbajtur korrespondencë dhe duke dokumentuar në mënyrë të shkruar të gjithë informacionin e mbledhur;
  • Përgatit raporte periodike në formatin e standartizuar, në lidhje me ecurinë e projekteve duke realizuar vizita në terren sipas një frekuence dhe grafiku të miratuar;
  • Përgatit draftin e shkresave zyrtare me palët e zhvillimit, palë pronare etj.;
  • Mbështet përgatitjen e dosjeve të ndryshme tekniko - ligjore për proceset e projektit;
  • Mbështet përgatitjen për prerjen e faturave/penaliteteve për palët;
  • Mbështet procesin e përgatitjes së dokumentacionit për kolaudim, leje përdorimi apo hipotekimi;
  • Bashkëpunon me shoqëritë dhe departamentet e tjera të përfshira në proces, për ndjekje teknike të projekteve
    (këtë detyrë rast past rasti mund ta bëjë dhe duke përdorur ekspertë të jashtëm kur nevoja apo ekspertiza e do);
  • Kujdeset që cilësia e punimeve është sipas standarteve të duhura (respektimi i kushteve dhe specifikimeve teknike të miratuara)
    duke mbikëqyrur dhe kontrolluar në mënyrë periodike ecurinë e tyre në përputhje me standartet e kompanisë dhe kushtet teknike të zbatimit duke bërë audite periodike;
  • Bën evidentimin e problematikave në kantier dhe propozon ndryshime tek Menaxheri i Projektit;
  • Mbështet përgatitjen e grafikëve të punimeve dhe monitoron realizimin brenda afateve të përcaktuara;
  • Monitoron projektin nga marrja në dorëzim e tij deri në dorëzimin e certifikatave të pronësisë dhe nënshkrimin e kontratatave të shitjes;
  • Monitoron marrëdhëniet kontraktuale me pronarët e truallit përkundrejt pretendimeve apo kërkesave që ato mund të kenë ndaj investitorëve;
  • Përgatit dhe menaxhon buxhetin e projektit në rastet e nevojshme;
  • Monitoron realizimin e projektit sipas Biznes Planit dhe bën përditësimin e tij;
  • Monitoron dhe dokumenton problematikat me klientët për çdo bllokim të procesit deri në finalizim të tij;
  • Siguron dokumentimin e të gjitha fazave të projektit. Përgatit plane afat shkurtra në varësi të progresit të projektit;
  • Ndërvepron me palët e përfshira për të maksimizuar vlerën e aseteve të përfituara nga projektet;
  • Shikon vazhdimisht mundësi për përmirësimin e procesit, rritjen e inovacionit dhe optimizimin e kostos për të rritur cilësinë e projektit dhe kënaqësinë e klientit;
  • Detyra të tjera që i ngarkohen nga supervizori.
Edukimi: Diplomë në Arkitekturë / Inxhinieri Ndërtimi / Inxhinieri Hidroteknike / Menaxhim

Kualifikime të Tjera:

  • Të ketë minimalisht 2 vite eksperiencë pune në monitorimin e proceseve të projektimit / ndërtimit;
  • Të ketë minimalisht 4 vite eksperiencë pune në projektim / zbatim punimesh ndërtimi;
  • Të ketë njohuri për proceset e lejeve të ndërtimit, dokumentacionit ndërtimor dhe materialeve të ndërtimit;
  • Aftësi të forta komunikimi verbale dhe të shkruara për të ndërvepruar në mënyrë efektive me anëtarët e ekipit, palët e interesuara dhe klientët;
  • Të ketë aftësi shumë të mira për të monitoruar, dokumentuar, dhe përpiluar raporte në mënyrë eficente dhe lehtësisht të kuptueshme;
  • Të ketë nivel të lartë komunikimi dhe të shkruar të gjuhës shqipe dhe angleze;
  • Njohuri shumë të mira të programeve si WORD, EXCEL, POWERPOINT, AUTOCAD dhe është avantazh të paturit njohuri bazë të programit të menaxhimit të projekteve si MS-PROJECT ose PRIMAVERA;
  • Njohja me metodologjitë, mjetet dhe teknikat e menaxhimit të projektit. Një kuptim bazë i fazave, proceseve dhe terminologjisë së projektit;
  • Aftësi për të menaxhuar detyra dhe prioritete të shumta njëkohësisht, duke siguruar që afatet janë përmbushur dhe burimet janë shpërndarë në mënyrë efikase.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë efektive brenda një mjedisi ekipor, duke bashkëpunuar me anëtarët e ekipit dhe palët e interesuara për të arritur qëllimet e projektit.
  • Gatishmëria për t'iu përshtatur kërkesave dhe rrethanave në ndryshim të projektit, dhe aftësia për të ofruar ndihmë dhe kontribut për të arritur objektivat e projektit.
Mënyra e Aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://manedevelopment.zohorecruit...1/Ndihmës-Menaxher-Projekti?source=CareerSite

Afati i aplikimit: 02/01/2024

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top