• Mane DEVELOPMENT | Menaxher Programi

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Mane Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Holandë dhe Kroaci me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Menaxher Programi
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Menaxheri i Programit është përgjegjës për udhëheqjen, zhvillimin dhe menaxhimin e çdo aspekti të nevojshëm të një Programi në një Investim Ndërtimor. Programet e ndërtimit janë një bashkim iniciativash dhe projektesh që janë të dizenjuara për të arritur një objektiv strategjik. Programi përbëhet nga një grup projektesh të lidhura me njëra-tjetrën e që menaxhohen në mënyrë të koordinuar, duke rritur kontrollin dhe përfitimin e pritshëm që nuk do të arrihej nëse do të menaxhohej individualisht. Programi mund të përfshijë elemente që tejkalojnë qëllimin e projekteve të veçanta, të cilat janë pjesë e programit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
· Zhvillon strategji biznesi me cilësi të lartë si dhe kujdeset që këto strategji të jenë në linjë të drejtë me objektivat afatgjatë dhe afatshkurtër, të paracaktuara në Planin e Biznesit;
· Udhëheq dhe motivon vartësit me qëllim rritjen e angazhimit të tyre në kuadër të krijimit të një stafi menaxherial me performancë të lartë;
· Mbikëqyr të gjitha operacionet dhe aktivitetet e Programit Ndërtimor për të siguruar rezultatet e dëshiruara;
· Ndërmerr vendime strategjike për të çuar përpara Programin si dhe nxit rritjen e të ardhurave të kompanisë;
· Siguron zbatimin e udhëzimeve ligjore dhe politikave të brendshme për të ruajtur përputhshmërinë ligjore dhe etikën e biznesit;
· Analizon raportet financiare dhe jo-financiare për të gjeneruar zgjidhje ose përmirësime;
· Ndërton marrëdhënie besimi me partnerët kryesorë dhe palët e interesuara si dhe vepron si një pikë kontakti për kompaninë;
· Menaxhon aktivitetet e programit me synimin e arritjes së objektivave të përcaktuara në marrëveshjet përkatëse të financimit të tyre;
· Përgatit Master Planin e aktiviteteve të programit, duke koordinuar me strukturat e tjera të kompanisë;
· Ndjek ecurinë e Master Planit, së bashku me këto struktura, përgjatë ciklit të projektit/programit duke bërë përditësimin dhe rishikimin e tij në përputhje me ecurinë;
· Përgatit buxhetin vjetor të konsoliduar të programit dhe planet e investimeve;
· Përgatit planin tremujor, gjashtëmujor dhe vjetor të aktiviteteve;
· Menaxhon burimet financiare dhe njerëzore të programit;
· Menaxhon riskun;
· Raporton tek Drejtori Ekzekutiv sipas periudhave dhe formatit të përcaktuar në dokumentet e Projektit;
· Analizon situata dhe ngjarje problematike dhe ofron zgjidhje për të siguruar fitimin dhe mbarëvajtjen e Programit;
· Zhvillon një staf menaxhimi të aftë për të konsoliduar suksesin afatgjatë të Programit;
· Orienton kërkesat dhe grumbullon produktin e realizuar nga personat e strukturave funksionale, të cilat i vendosen në dispozicion për realizimin e Programit të tij të Investimit;
· Përcakton dhe propozon objektivat në nivel projekti;
· Garanton marrjen e aprovimit nga Drejtori Ekzekutiv për gjithë rastet që përcaktohen në procedurat respektive të projekteve të Programit;
· Monitoron krijimin e ekipit dhe performancën e tyre;
· Monitoron dhe garanton ekzekutimin e projekteve të miratuara sipas specifikimeve, standardeve, kostos, afatit;
· Rishikon raportet e aktiviteteve dhe deklarimet financiare për të përcaktuar progresin dhe statusin e arritjes së objektivave;
· Rishikon objektivat dhe planet në përputhje me kushtet e reja;
· Vlerëson performancën e PM-ve të programit për realizimin në përputhje me politikat e vendosura, objektivat e kompanisë dhe kontributin e tyre në arritjen e këtyre objektivave;
· Propozon nivelet e bonusit dhe përfitimeve për çdo punonjës;
· Jep vlerësim pranë Drejtuesit të Strukturave për specialistët e alokuar në funksion të Programit;
· Jep vlerësim në bazë vjetore pranë Drejtori Ekzekutiv për performancën e strukturave funksionale të alokuara pranë Programit;
· Kontrollon dhe analizon shpenzimet me bazë mujore;
· Përfaqëson Kompaninë/Programin në sesione, mbledhje të komiteteve drejtuese dhe në funksionet formale;
· Prezanton raportin e Kompanisë/Programit në takimet mujore dhe vjetore;
· Azhornon mbi bazë ditore rreth cash flow, arkëtimeve, pagesave;
· Garanton dhe merr përgjegjësinë, gjen zgjidhjen ndaj dëmeve, humbjeve, vjedhjeve, abuzimeve.

Aftësi të tjera:
· 8-10 vite eksperiencë në industri të njëjtë të dokumentuar në pozicione Drejtuese;
· Zotërim i njohurive të thella mbi tregun dhe industrinë respektive;
· Aftësi analitike dhe aftësi në zgjidhjen e problemeve;
· Aftësia për t'u përshtatur me ndryshimin e rrethanave dhe prioriteteve;
· Aftësi në menaxhimin e marrëdhënieve me aktorë të ndryshëm, duke përfshirë klientët, partnerët, anëtarët e ekipit dhe drejtuesit;
· Aftësi në identifikimin, vlerësimin dhe menaxhimin e rreziqeve që lidhen me programin;
· Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
· Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
· Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit evropian do të përbente avantazh).

Mënyra e Aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://manedevelopment.zohorecruit...001486001/Menaxher-Programi?source=CareerSite

Afati i aplikimit: 09/11/2023

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top