• Mane Development Junior Inxhinier Konstruktor Projektues

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Mane Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.


Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Holandë dhe Kroaci me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Junior Inxhinier Konstruktor-Projektues
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Si pjesë e grupit të projektimit, mbështet menaxherin dhe grupin e projektimit, në detyrat e përditshme që kanë si objekt përpunimin ose modifikimin e projekteve konstruktive për tipologji të ndryshme objektesh.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Kujdeset për plotësimin e kërkesave që vijnë nga menaxheri i njësisë së projektimit;
  • Plotëson projektin konstruktiv me detaje dhe e përmirëson nga ana grafike;
  • Përshtat projektin konstruktiv sipas ndryshimeve referuar kërkesave për ndërhyrje;
  • Mbështet kantierin me detaje konstruktive, në mënyrë që puna të vazhdojë me ritmin e parashikuar;
  • Bashkëpunon me stafin e inxhinierëve të tjerë brenda departamentit;
  • Përgatit raportet periodike (mujore/javore) duke evidentuar angazhimin në ecurinë e projektit;
  • Asiston menaxherin në marrëdhëniet e bashkëpunimit me stafin e departamenteve të tjera në funksion të projektit;
  • Konsulton arkitektët për skemat konstruktive në fazat e para të konceptimit të projektit;
  • Detyra të tjera që i ngarkohen nga menaxheri i departamentit.

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti, profili Inxhinieri Ndërtimi

Kualifikime të Tjera:

  • Eksperiencë 3 vjeçare në të njëjtën fushë;
  • Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, procedurat dhe manualet teknike;
  • Aftësi për të menaxhuar kërkesat për projekte që përfshihen në njësinë e projektimit;
  • Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat;
  • Komunikim i shkëlqyer verbal dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj.;
  • Aftësi shumë të mira të punës në grup.
  • Të ketë iniciativë;
  • Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (Revit, CAD, EXCEL,etj.);
  • Njohuri të mira në përdorimin e programeve për llogaritje strukturash (CSi Berkeley, Sap2000, Etabs, Safe ose ekuivalent)
  • Njohuri të mira në përdorimin e programeve për llogaritje gjeoteknike (Plaxis, Geo5 ose ekuivalent)
  • Të qëndrojë i përditësuar me kodet më të fundit të ndërtimit, rregulloret dhe standardet e industrisë.


Mënyra e Aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://manedevelopment.zohorecruit.com/jobs/Careers/705972000001376001/Junior-Inxhinier-Konstruktor-Projektues?source=CareerSite


Afati i aplikimit: 23/10/2023

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top