• Mane DEVELOPMENT | Arkitekt në Mbikëqyrje

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Mane Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Arkitekt në Mbikëqyrje
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Palasë

Përmbledhja e Pozicionit: Mbikëqyrja e punimeve bëhet për çdo projekt dhe ka për qëllim kontrollin e mbarëvajtjes të të gjithë procesit të zbatimit të punimeve, në përputhje me projektin, kushtet teknike të projektimit, të zbatimit, si dhe destinacionin e objektit, duke patur parasysh dhe anën ekonomike të tij. Mbikëqyrësi përveç shërbimeve të kontrollit për zbatimin e punimeve, ndjek edhe grafikun e punimeve. Kontrollon periodikisht dhe në fazat më kryesore, librin e kantierit dhe është përgjegjës për saktësinë e vërtetësinë e dokumenteve që pasqyrohen në të.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Verifikon të gjithë dokumentacionin përkatës, të licensave, të autorizimeve dhe të lejeve, të cilat, sipas dispozitave në fuqi, duhet të merren para fillimit të punimeve;
  • Njeh me hollësi kontratën e sipërmarrjes dhe të gjitha akteve administrative që lidhen me të, si dhe njeh të gjitha ndryshimet e mundshme të kësaj kontrate me kalimin e kohës;
  • Njeh me hollësi projektin ne te gjitha fazat dhe ndryshimet e mundshme te tij;
  • Harton aktin e dorëzimit nga sipërmarrësi të dokumentacionit teknik dhe administrativ, si licensa, autorizime e leje të marra nga sipërmarrësi, ne bashkëpunim me inxhinierin e mbikëqyrjes;
  • Gjatë zbatimit të objektit jep instruksione me shkrim dhe nëse gjen shkelje të standardeve teknike dhe akteve ligjore dhe nënligjore, vë në dijeni sipërmarrësin dhe MKTM;
  • Miraton të gjitha materialet ndërtimore te rifiniturave që përdoren në vepër duke respektuar projektin e zbatimit;
  • Kërkon kryerjen e provave të materialeve ndërtimore të vendosura në objekt;
  • Bazuar në standardet e zbatimit të punimeve në ndërtim dhe legjislacionin shqiptar, kërkon pezullimin e përkohshëm të punimeve, në çdo rast me miratimin e Menaxherit të Njësisë së Mbikëqyrjes Teknike, për aq kohë sa quhet e nevojshme korrigjimi i gjendjes;
  • Kontrollon zbatimin e grafikut të hollësishëm të punimeve ndërtimore arkitektonike dhe i raporton Menaxherit të Njësisë së Mbikëqyrjes Teknike për realizimin e tij. Asnjë punim nuk do të mbulohet, maskohet apo betonohet pa miratimin e mbikëqyrësit të punimeve ndërtimore;
  • Merr pjesë në kolaudimin e veprës, jep mendimin e tij dhe asiston kolaudatorin në proces;
  • Kontrollon dhe miraton situacionet e paraqitura nga sipërmarrësi, në fazat e ndryshme të punimeve ndërtimore;
  • Pas përfundimit të kolaudimit mbështetur në kontratën dhe në dokumentacionin tjetër, raporton në KT dhe informon PM për përfundimin e procesit të kolaudimit;
  • Asiston në zhvillimin dhe vlerësimin e projektit;
  • Siguron konsulencë teknike për aspekte të caktuara të menaxhimit të projektit që janë përtej fushës së njohurisë së Projekt Menaxherit;
  • Asiston Këshillin Teknik në fazat e hartimit të raportit të vlerësimit të projektit;
  • Raporton cdo ditë dhe në mënyrë periodike tek Menaxheri i Njësisë së Mbikëqyrjes Teknike, për proceset e mbikëqyrura;
  • Harton raportet e mbikëqyrjes një herë në muaj dhe raporte specifike në varësi të problematikave në kantier.

Edukimi: Të ketë diplomë universitare në degën Arkitekture

Kualifikime të tjera:
· Jo me pak se 10 vite eksperiencë në zbatim punimesh;
· Eksperiencë 5 vjeçare në mbikëqyrje punimesh;
· Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
· Aftësi kritike mbi detajet e projektimit e shprehur në anën funksionale dhe estetike;
· Aftësi për të koordinuar punën në projektet përkatëse;
· Aftësi shumë të mira komunikuese për të punuar në skuadër;
· Aftësi menaxhuese, koordinuese, organizuese;
· Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;
· Njohje shumë e mirë e legjislacionit për punimet e ndërtimit;
· Njohje të programeve kompjuterike, paketa Office, AutoCAD, Microsoft Project, njohja e programit Revit përbën përparësi.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://manedevelopment.zohorecruit...0259/Arkitekt-në-Mbikëqyrje?source=CareerSite


Afati i aplikimit: 14/11/2023
Pas shqyrtimit, do kontaktohen vetem kandidaturat e perzgjedhura.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top