• Mane DEVELOPMENT | Arkitekt Klienti

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Mane Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Holandë dhe Kroaci me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Arkitekt Klienti
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Ndjek në tërësi marrëdhënien me klientin, që nga shitja e njësisë deri në dorëzimin e saj përfundimtar tek klienti. Arkitekti i Klientit është përgjegjës direkt për procesin e koordinimit të kërkesave të klientit me kompaninë e ndërtimit, studion përfaqësuese të klientit, interesave të Investitorit, grafikun e punimeve. Arkitekti i Klientit ndjek grafikun e punimeve dhe mban të informuar klientët për fazat e punimeve, proceset e rifiniturave dhe raporton për mbarëvajtjen e çdo kërkese nga klienti.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Mban marrëdhënien me klientët;
  • Mban lidhje të vazhdueshme me kantierin;
  • Studion dhe njihet me projektin e zhvilluar dhe specifikimet e tij;
  • Mban komunikim me klientët, propozon zgjidhje arkitektonike, dhe koordinon midis studios arkitektonike të klientit dhe stafit të kantierit;
  • Merr pjesë në takime me klientët për të marrë ndryshimet që kanë klientët për hapësirat e brendshme të Vilës/Apartamentit;
  • Konsulton klientët mbi mundësitë e ndryshimeve në projekt;
  • Merr në dorëzim projektet nga studiot e klientëve nëse janë në përputhje me kontratën e sipërmarrjes, planet dhe lejet e miratuara dhe bazën ligjore në planifikimin dhe zhvillimin e territorit;
  • Përcjell tek preventivuesi projektin me ndryshime për llogaritjen e kostove shtesë;
  • Analizon vizatimet e ndërtimit për përputhje me projektet e zhvilluara. Herë pas here kryen edhe plotësime;
  • Kontrollon preventivin nëse janë përfshirë gjithë punimet e kërkuara nga klienti;
  • Përcjell tek klienti preventivin e punimeve shtesë dhe merr aprovimin me shkrim prej tij;
  • Informon klientët mbi ecurinë e punimeve në përputhje me grafikun.
  • Ndihmon në programimin e proceseve të punimeve arkitekturore, bazuar në planin kohor të përgjithshëm;
  • Viziton shpesh kantierin për të parë nëse planet janë duke u ndjekur siç duhet;
  • Bashkëvepron/ndihmon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore, me stafin inxhinierëve, planifikuesit urbanë, kostoistët, kontraktorët, dhe arkitektë të tjerë;
  • Vizaton elemente të ndryshme të projektit sipas kërkesave të eprorit;
  • Dokumenton dhe ruan në mënyrë të rregullt gjithë procesin e marrëdhënies me Klientët që nga blerja e njësisë deri në dorëzimin tek klienti, në përputhje me kontratën e sipërmarrjes;
  • Harton raporte të ndryshme sipas kërkesës së eprorëve;
  • Harton raporte javore për punën individuale;
  • Detyra të tjera që mund të ngarkohen.

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Arkitekturë.

Kualifikime të tjera:

  • Të paktën 3-5 vite eksperiencë në fushën e projektimit dhe të zbatimit;
  • Aftësi në koordinim dhe organizim të punës;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;
  • I vëmendshëm ndaj detajeve dhe aftësi për të ofruar zgjidhje teknike në projekt;
  • Aftësi kritike mbi detajet e rifiniturës e shprehur si në anën funksionale dhe në anën estetike;
  • Aftësi për të punuar në skuadër;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;
  • Njohje e legjislacionit për planifikimin dhe zhvillimin e territorit;
  • Përdorim i detyrueshëm i AutoCAD (në 2D dhe 3D), MS Office (Project, Word, Excel, PowerPoint, Outlook etj.). Programet BIM (si Revit, Navisworks etj.) do të përbënin avantazh.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://manedevelopment.zohorecruit...0001427583/Arkitekt-Klienti?source=CareerSite

Afati i aplikimit: 03/11/2023
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top