• Mane DEVELOPMENT | Arkitekt i Projektimit Interior

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Eksperienca
vetem me eksperience
Mane Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Arkitekt i Projektimit Interior
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Arkitekti ka një njohje shumë të mirë të materialeve dhe buxhetit të përcaktuar mbi të cilin do të bazohet për të zhvilluar projektin e interiorit për klientët respektiv. Nga studimi i vendndodhjes, tipologjisë së objektit dhe modelit të klientit, do të përcaktojë stilin dhe materialet e përdorura. Ka një njohje shumë të mirë të projektit dhe specifikimeve të tij, kryen përgatitjen e vizatimeve arkitektonike të interiorit, përgatitjen e paketave të tenderimit, programon proceset e punimeve arkitektonike, koordinon me drejtuesit e ekipeve punimet e rifiniturave në interier, mbikëqyr cilësinë e punimeve dhe afatet e punimeve dhe materialeve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Projekton, planifikon dhe mbikëqyr zbatimin e projektit interior;
  • Është përgjegjës për përshtatshmërinë dhe estetikën e hapësirave të brendshme duke lëvruar stilin arkitektonik të përshtatshëm me kohën dhe vendndodhjen;
  • Harton strukturat/ vizatimet/ planet në përputhje me kërkesat e klientëve dhe me detajet e nevojshme teknike;
  • Bashkëpunon me stafin e inxhinierëve, kontraktorët dhe arkitektët e tjerë;
  • Diskuton me klientin qëllimin dhe llojin e dizajnit që do të projektohet dhe inspekton kantierin përkatës;
  • Merr në konsideratë stilin e përdorur në përputhje me ndërtesën si dhe vendndodhjen e objektit;
  • Krijon skica paraprake, duke përdorur software të përshtatshëm projektimi (CAD, Sketchup), të cilët sugjerojnë një përshtypje të parë të ambientit të krijuar, materialet e përdorura dhe kombinimi i tyre;
  • Arkitekti mund të rishikojë planet për t’iu përshtatur kërkesave të klientit;
  • Pas miratimit nga klienti të planeve paraprake, arkitekti përgatit plane më të detajuara, të cilat tregojnë saktësisht se si do të zhvillohet dizajni, duke përfshirë informacione teknike, ose specifikime të materialeve të përdorura dhe metodat e zbatimit;
  • Viziton shpesh kantierin për të parë nëse gjithçka po realizohet sipas planit;
  • Aprovon materialet që duhen përdorur;
  • Mbikëqyr dhe rishikon punën e projektuesve të tjerë arkitektonikë, mekanikë dhe personelit tjetër të përfshirë në projekt;
  • Kryen ndryshimet e nevojshme në të gjithë procesin e projektimit;
  • Mbikëqyr dhe merr pjesë në përgatitjen e kostove të projektit, materialeve, mobilimit, ndriçimit etj, të përdorura në të;
  • Merr pjesë në përzgjedhjen e materialeve, mobilimit, ndriçimit, etj në raport me buxhetin e përcaktuar;
  • Merr pjesë në përgatitjen e paketave të tenderimit;
  • Mbikëqyr cilësinë e punimeve, afatet e punimeve arkitektonike dhe materialeve;
  • Koordinon me drejtuesit e ekipeve punimet e rifiniturave arkitektonike;
  • Detyra të tjera të caktuara.

Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare në Arkitekturë

Kualifikime të Tjera:

  • Të ketë 5 vite eksperiencë si në fushën e projektimit interior dhe zbatimit;
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje të qartë të ideve dhe zgjidhjeve;
  • Aftësi kritike mbi detajet e rifiniturës e shprehur në anën funksionale dhe estetike;
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
  • Aftësi të mira për t’u përgjigjur ndaj ngarkesës dhe ritmit të lartë;
  • Aftësi për të punuar në skuadër;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja përbëjnë avantazh;
  • Përdorimi i paketës 2D dhe 3D, Auto Cad, SketchUp, 3DMax, Photoshop, etj.

Mënyra e Aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://manedevelopment.zohorecruit...tekt-i-Projektimit-Interior?source=CareerSite


Afati i aplikimit: 11/01/2024

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top