• Magazinier në Dhërmi

Dhermi - Palase
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Gjuha
Kompania "Gjikuria shpk" është një kompani prestigjoze në tregun shqiptar e cila operon në fushën e ndërtimit dhe kryesisht në atë të infrastrukturës. Aktualisht kompania po zbaton disa projekte të rëndësishme në rang vendi. Qëllimi ynë është të punuarit në grup duke ndërthurur përvojën, dijen, aftesinë dhe përkushtimin në mënyrë që cdo projekt të përfundojë me sukses në kohën e duhur dhe cilesinë e kërkuar.

Pozicioni i punës: Magazinier

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mban përgjegjësi për magazinimin e mallit dhe produkteve të tjera të magazinës;
  • Bashkëpunon me departamentin e financës me raportimet ditore;
  • Përditëson kartelat hyrëse/dalëse të mallit;
  • Informon eprorin në lidhje me kushtet teknike të magazinimit;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e magazinës dhe administrimin e mallrave dhe materialeve;
  • Te kontrollojë sasinë dhe cilesinë e të gjitha produkteve që hyjnë e dalin të bëjë sistematikisht inventaret për të gjithë sektorët e magazinës;
  • Te kontrollojë vazhdimisht gjendjen e tyre e të kërkojë menaxherit përkatës, materialet që nuk gjenden ose janë në përfundim në magazinë.
Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Të ketë eksperiencë të mëparshme në këtë pozicion;
  • Të ketë arsimin e lartë;
  • Të ketë njohuri kompjuterike dhe programeve financiare;
  • Të jetë korrekt dhe fleksibël.

Të gjithë kandidatët e interesuar të telefonojnë në numrin : +355 68 20 18 650
 


WhatsApp
Back
Top