Magazinier | Durrës
- Durres
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Magazinier/e
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Progeen Construction, është një shoqëri private me eksperiencë 11 vjeçare në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
Roli: Magazinier
Departamenti: Financë
Vendndodhja: Durrës
Përgjegjësitë:
- Menaxhon dhe kryen me sukses çdo proces që lidhet me magazinimin e materialeve të ndryshme të kompanisë;
- Kontrollon dhe është përgjegjës për lëvizjen e materialeve;
- Përpilon fletë hyrje/dalje dhe kryen regjistrimin e tyre në programin financiar Alpha Web;
- Kryen inventarizimin sipas nevojave të kompanisë;
- Realizon ruajtjen e dokumentacionit të mëparshëm, si dhe atij aktual sipas kërkesave të kompanisë;
- Bashkëpunon me financën për të kontrolluar përputhshmërinë e regjistrimeve që bëhen në sistem me lëvizjet fizike të materialeve
- Diplomë e studimeve të larta ose të mesme.
- Eksperiencë pune jo më pak se 2-3 vjet si Magazinier.
- Të ketë aftësi në përdorimin e paketës MC Office, dhe njohuri mbi programin financiar Alpha Web;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punuarit në grup;
- Të jetë i disponueshëm për të lëvizur në kantieret e kompanisë.
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Apply