• Lushnje / Fier, ofroj vend pune Ekonomist/e me eksperience

Kompania Lufra, pjesë e LUFRA FOODS, qe prodhon dhe shpërndan markat e veta shumë të suksesshme si Lufra, Tido, Tradita, Beneta dhe Dukat.
Gjithashtu ështe distributor ekskluziv i markave të njohura rajonale dhe ndërkombëtare si Cremona, Bonizzi, Jaffa, Nom, Estrella Damm, Heymans, Komos Tequila, The London Essence, Bylmeti etj.

Aktualisht, per zyrat e Lushnje kërkon të punësojë një Ekonomist/e me eksperience.


Detyrat dhe Pergjegjesite:

  1. Kontrollon perputhjen e faturave me urdhër blerjet, kodin e takses dhe llogarine kontabel.
  2. Analizon dhe regjistron faturat e blerjes per furnitoret vendas dhe te huaj.
  3. Përditëson statusin e faturave elektronike në softuerin e fiskalizimit
  4. Regjistron shpenzimet e tjera operative dhe financiare dhe ndihmon ne veprimet qe kryhen per mbylljen e muajit.
  5. Miremban kartelat e furnitoreve ne system, termat e pagesave etj
  6. Pergatit raportin e detyrimit ndaj furnitoreve dhe paraqet faturat e maturuara per pagese.
  7. Analizon shpenzimet, kostot e prodhimit dhe kostot e shitjes
  8. Rakordon Inventarin Fizik te magazinave te prodhimit me inventarin kontabel shpjegon diferencat dhe ben regjistrimet perkatese.

Kerkesa dhe Kualifikime:

  1. Diplomë Bachelor në Financë, Kontabilitet dhe fusha të ngjashme.
  2. Eksperiencë mbi 3 vite ne role te ngjashme
  3. Aftësi shumë të mira komunikuese,
  4. Aftësi organizative dhe motivuese për te punuar në ekipit,
  5. Njohuri të avancuara të paketes MS Office
  6. Njohuri dhe eksperinca ne NAV eshte nje avantazh.

Cfarë ofrohet:
*Kushte të kënaqshme pune
** Mundesi zhvillimi ne karrier
***Transport i mbuluar nga kompania


Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV ne adresën e email hr@lufra.al
 


Apply
Back
Top