• LOGOPEDIST NË PROJEKTIN E FUQIZIMIT TË FAMILJES

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre.

SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për pozicionin:


LOGOPEDIST NË PROJEKTIN E FUQIZIMIT TË FAMILJES
(vendodhja SHKODER)

Logopedisti në Projektin e Fuqizimit të Familjes siguron mbështetje për riaftësimin e të folurit për fëmijët me probleme në të folur, duke vlerësuar dhe ndërhyrë nëpërmjet teknikave bashkëkohore të shërbimit të logopedisë.
Pozicioni eshte me kohe te pjeseshme 20 ore ne muaj.

Detyrat Kryesore:

  • Identifikon vështirësitë/çrregullimet e të folurit dhe të komunikimit dhe në varësi të tyre, harton programe individuale të shërbimit logopedist.
  • Mban nën vëmendje promblematika e tipit psikologjik qe ndikojne ne zhvillimin e gjuhes se folur dhe ne rolin e saj ne komunikim.
  • Merr pjesë në planin e zhvillimit të fëmijës/familjes për fëmijët që ndiqen nga pikëpamja logopedike dhe të ofrojë këshillime për kujdestaret e femijëve që kanë probleme logopedike;
  • Ndërhyn dhe mbështet stafin në situata të caktuara për të realizuar zgjidhje sa më efikase dhe profesionale për fëmijët me probleme të të folurit.
  • Referon fëmijët per trajtime te metejshme plotesuese tek specialistet femijet me problematika te theksuara te gjendjes emocionale dhe psikologjike.
  • Organizon takime te rregullta me prinderit për t’I informuar ne lidhje me problemet e crregullimeve te gjuhes se folur dhe ti qartesojne dyshimet e mundeshme.
  • Monitoron dhe vlerëson progresin e fëmijës.
  • Ruan te gjithe informacionin e seancave të punës me fëmijët ( rekordet personale te femijeve, , shenimet mbi seancat etj) qe trajtohen ne aspektin logopedik ne nje vend te vecante ( te sigurt dhe te kycur).
Profili për pozicionin LOGOPED
  • Diplomë universitare, dega Logopedi.
  • Të paktën 3 vjet eksperiencë në punë me fëmijët dhe të rinjtë në identifikimin dhe përmbushjen e nevojave logopedike.
  • Të zotërojë teknika bashkohore logopediste për riaftësimin e të folurit të fëmijët.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të punuar në grup.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Aftesi per ruajtjen e konfidencialitetit të rasteve që trajton.
Paraqitja e dokumentave
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 20.04.2024 në adresën hr@soskd.org.al një

Curriculum Vitae dhe
letër interesi
 


Apply
Back
Top