• Lezhe, ofroj vend pune Koordinator Kredie - Lezhe

Lezhe
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Njoftim për vend të lirë pune

VisionFund Albania, Program i Mikrokredisë së Organizatës World Vision Albania, kërkon të punësojë:

KOORDINATOR KREDIE - LEZHË

VisionFund Albania ofron kredi për biznesin e vogël dhe të vetëpunësuarit në zonat rurale dhe gjysmë-urbane ku ka hapur degë të saj. VisionFund Albania synon që të sigurojë kredi të cilat përmirësojnë jetën e të varfërve, krijojnë mundësi punësimi dhe nxisin zhvillimin e ekonomisë lokale.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË POZICIONIT
  • Të zhvillojë portofolin e klientëve nëpërmjet aktivitetit të kredidhënies, gjetjes se klientëve, përgatitjes së analizës financiare, propozimin për financim, monotorimin e kredive pas disbursimit.
  • Të prezantojë kompaninë dhe produktet e saj, duke kontaktuar klientët dhe klientët potencial, drejtpërdrejtë në terren.
  • Përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të kredidhënies në degë përfshirë: organizimin e komiteteve të kredisë, miratimin e kredive, verifikimin e rasteve për kredi, organizimin dhe koordinimin e punës së stafit të degës në drejtim të arritjes së objektivave.
  • Të sigurojë që kredidhënia operon sipas politikave dhe procedurave të miratuara nga kompania.
  • Të shqyrtojë të gjitha kërkesat për financime të klientëve duke ofruar zgjidhje në përputhje me kushtet e kompanisë.
  • Të sigurojë integritetin e informacionit, për të dhënat e klientëve të paraqitur për financim.
  • Është pjesë e Komitetit të Kredidhënies.
  • Të bëjë vlerësimin e riskut të financimit bazuar në politikat e kredidhënies të institucionit
  • Të monitorojë mbi baza ditore aplikimet për kredi, procesimin e rasteve, disbursimet e tyre dhe monitorimet e vonesave.
  • Të ndërtojë marrëdhënie besueshmërie dhe afatgjata me klientët aktual, klientët potencial dhe komunitetet ku vepron VFA-ja.

KËRKESAT E PUNËS DHE KUALIFIKIME:
  • Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik ose fusha të ngjashme
  • Të ketë të pakën 3 vjet përvojë pune profesionale në fushën e kredidhënies, shitjeve ose menaxhimit
  • Aftësi shumë të mira ndërvepruese, të komunikimit dhe të trajnimit të punonjësve
  • Aftësi shumë të mira menaxhuese dhe negociuese.
  • Aftësi të forta analizuese, organizative dhe raportuese.
  • Njohuri shumë të mira të programeve bazë kompjuterike
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
  • Licensa e drejtimit të automjetit është e domosdoshme


Preferohen kandidatët të cilët jetojnë në rrethin e Lezhës.

Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë:
1. Një kopje të CV-së
2. Një letër interesi

Data e mbylljes së aplikimeve është: 25 Qershor 2014, ora 18:00
Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen

Aplikimet mund të dërgohen në adresat:
VisionFund Albania - Tiranë
Rr : Ibrahim Rrugova, Nr. 26, Kati i 3-të,

email : hr@visionfund.al
 


Apply
Back
Top