• Lezhe, kerkohet Asistent Drejtor Dege

Lezhe
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

TIRANA BANK është banka e parë private në Shqipëri. Ajo u themelua në vitin 1996 dhe që nga ajo kohë ka pasur një zhvillim të madh, duke përhapur degët e saj në të gjithë Shqipërinë. Sot Tirana Bank është e pozicionuar mirë në treg, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh që i përgjigjen kërkesave të klientëve të saj. Tirana Bank ka 35 degë në shumicën e qyteteve kryesore dhe zonave industriale dhe ka një rrjet të madh ATM në të gjithë Shqipërinë. Tirana Bank vazhdon të rritet dhe zgjerohet, duke ruajtur me rigorozitet filozofinë e saj për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve cilësore, duke qenë kryesuesja në zgjidhjet inovative bankare në Shqipëri.

Ne po kërkojmë të mirëpresim një mendimtar të fortë analitik me aftësi për të prioritizuar, për të kryer shumë detyra dhe për t'u fokusuar në detaje për t'u bashkuar Degës Lezhë në pozicionin Asistent Drejtor Dege I cili raporton tek Drejtori i Degës.

Përkufizimi i pozicionit:
Asistent Drejtori i Degës do të ndihmojë Drejtorin e Degës në ofrimin e lidershipit të bankës nëpërmjet operacioneve ditore efikase në të gjitha fushat e shërbimit bankar.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Zevendeson ne rast nevoje dhe asiston drejtorin e deges ne proceset e punes dhe problematika te mundshme si perfaqesues i bankes
  • Pergjegjes per zbatimin e perputhshmerise se aktivitetit te deges me kushtet e punes, procedurave & politikave te brendshme si dhe te rregullatoreve “Bankes se Shqiperise” apo “Drejtorise se Pastrimit te Parave”.
  • Pergjegjes per zbatimin me rigorozitet te rregulloreve dhe procedurave te AML, per plotesimin, dergimin tek autoritetet aprovuese te formave perkatese per fillimin/vazhdimin/nderprerjen e marrdhenies me klientet, sipas procedurave perkatese.
  • Kryen hapjen dhe mbylljen e Voltit qendror duke respektuar procedurat.
  • Nivel aprovues ne lidhje me produkte, transaksione dhe veprime te ndryshme sipas procedurave ne fuqi.
  • Pregatit raportime per levizjen e fondeve ne baza periodike.
  • Kujdeset per dorezimin e dokumentacionit te kerkuar nga funksionet e kontrollit sipas afateve te caktuara.
  • Pergjegjes per autorizimin dhe kuadrimin e arkes dhe ATM-ve ne pergjegjesi te deges.
  • Kryen kontrolle ne baza periodike dhe ad hoc per te siguruar zbatimin e procedurave te brendshme.
  • Pergjegjes per mentorimin e punonjesve nepermjet trajnimin dhe/ apo delegimit te detyrave tek stafi ne perputhje profilin punes.
  • Kryen e veprime me letra me vlere nepermjet Tirana Bank per klientet.
  • Siguron qe prezantimi i punonjesve dhe i deges te jete brenda standardeve te kerkuara.
  • Kujdeset per menaxhimin e gjendjes se cash-it ne dege duke ruajtur limitet sipas procedures
  • Suporton forcen shitese nepermjet referimeve te klienteve potenciale.
  • Kryen *cdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga supervizori brenda fushes se tij/saj te pergjegjesise
Kompetencat/ aftësitë e kërkuara:
  • Të ketë Diplomë Bachelor në Ekonomi ose fusha të tjera të ngjashme; Preferohet diplomë master;
  • Minimumi 3 vite eksperiencë në Sektorin Bankar/ Institucionet Financiare, përvojë pune në menaxhim/mbikëqyrje konsiderohen përparësi;
  • Njohuri shumë të mira të njohurive të biznesit, njohurive të tregut dhe rrjetëzimit;
  • Aftësi shumë të mira menaxheriale dhe mentoruese;
  • Qasje e udhëheqjes përmes shembullit, i/e aftë për të krijuar një mjedis pune pozitiv dhe frymë ekipi;
  • I/e vetë-motivuar dhe orientuar drejt rezultateve;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese;
  • Aftësi për t'u përshtatur shpejt me një mjedis të ri dhe dinamik;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze në të shkruar dhe të folur;
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV brenda datës 24 gusht 2022 në këtë link

Ju lutem, kini prarasysh që vetëm personat që plotësojnë kriteret e sipërpërmendura do të kontaktohen.

Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Banka Tirana sha, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune, aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të Bankës dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues.Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,i ndryshuar, pranë Bankës Tirana sha, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
 


Apply
Back
Top