• L&M Comercial shpk Ofron vend pune per Menaxher Shitje ne Shqiperi dhe Kosove

Në kuadër të zgjerimit të stafit L&M COMERCIAL SHPK ne Durres, kërkon të punësojë Menaxher Shitje për Shqipërinë dhe Kosovë

Ofrohet pagë e kënaqshme dhe bonuse motivuese

Për kandidatët që dëshirojnë të punojnë në Kosovë pranë Distribucionit tonë Idea Vino Gastronomia Kosovë
ofrohet vend qëndrimi, pagë e kënaqshme dhe bonuse motivuese.

Detyrat:

• Të mirëmbajë rrjetin e klientëve ekzistues dhe të identifikojë klientë të rinj potencial për kompaninë.
• Të prezantojë në mënyrë profesionale te gjitha produktet që permban katalogu i shitjeve.
• Bazuar në kërkesat e marra nga klientët, është i detyruar të bëjë shitjen e produkteve vetëm me fature te fiskalizuar.
• Kandidati të ketë një portofol klientësh të vetin.
• Realizon objektivat e shitjeve sipas sasisë, cilësisë, vlerës financiare.
• Mban dhe sigurohet që informacioni në lidhje me klientët të jetë gjithmonë i përditësuar.
• Të identifikojë nevojat për produkte të klientëve dhe jep propozime të ndryshme për të maksimizuar shitjet.
• Të japi informacion për nivelin e çmimeve në treg, kjo në varësi të informacionit të marrë në zonat ku ato punojnë.
• Të mundesojë shitje me para porosi.
• Te zbatoje kontraten e punes dhe rregulloren e brendshme te kompanise.
• Te raportoje me shkrim/verbalisht nje here ne jave mbi mbarevajtjen e punes javore prane Departamentit te Shitjeve.
• Zbaton rregullat e etikës në vendin e punës, deklaraten e konfidencialitetit si dhe rregullat e sigurimit Teknik në punë.
• Të marri pjesë në trajnime të ndryshme që ofrohen nga kompania etj.

Kualifikimet:

• Mosha mbi 25 vjeç
• Preferohet të ketë eksperiencë
• Të ketë patentë të klasit B
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizuese

Kerkesa dhe CV te dergohen ne adresen e emailit: hr@lmcomercial.al
Cel. : +355692794057

Cel. : +355692794057
 


Apply WhatsApp
Back
Top