SXD

• Kurs: Mbi kontabilitin e ndertimit(individualisht ose maksimumi me dy pjesmares)

KURS: MBI KONTABILITIN E NDERTIMIT(INDIVIDUALISHT OSE MAKSIMUMI ME DY PJESMARES)

❶Kontabiliteti i Ndërtimit,i cili shumë pak trajtohet në shkollë, është disi i vecantë,jo për faktin se ai ndryshon në themel apo në parim me Teorinë e Kotabilitetit,por në faktin që ka të bëjë me trajtimin ligjor të tvsh-së ,me faktin që shërbimi i ndërtimit mund të zgjatë për një periudhë të gjatë kohe (për më shumë se një vit,apo ndoshta me vite) si dhe pas përfundimit të ndërtimit fillon procesi i shitjeve e cili po ashtu mund të zgjatë me vite.

❷Një Firmë Ndërtimi mund të jetë në të njëjtën kohë vetë ndërtuese dhe vetë investitore, mund të ndërtojë pjesërisht për vehte edhe pjesërisht për shitje, apo 100% për shitje.

❸Një firmë ndertimi mund të realizojë ndërtimin 100 % me puntoret e vet (të siguruar apo të kontraktuar) ,por nuk janë të pakta rastet kur një firmë ndërtuese, ndërtimin mund ta kryeje pjesërisht me puntoret e vet,dhe një pjesë te punimeve e realizon nëpërmjet nënkontraktorëve(me firma të tjera ndërtimi) .

❹Gjithashtu Një shoqëri Ndërtimi mund të jetë thjesht Firme Ndërtuese dhe një shoqeri tjetër është Shoqëri Investitore.si ndërtohet evdienca kontabël per Firmën Ndërtuese dhe si ndiqet kontabiliteti për Firmën Investuese, sepse të dyja këto shoqëri janë subjekte të ndryshme të regjistruara me NIPT-e të vecanta dhe sejcila prej tyre do të përpiloje dhe depozitojë Pasqyrat e veta Financiare.

❺Një firmë ndërtimi në të njëjtin vit kalendarik(tatimor)mund të fillojë ndërtimin e disa objekteve të ndryshme, të cilat fillojnë dhe mbarojnë në kohë të ndryshme,dhe punimet apo përfundimi i ndërtimit zgjat 2-3 vjet.po ashtu zgjat edhe realizimi i shitjeve,problemi qëndron në faktin se cilat do të jenë Pasqyrat Financiare që duhet të plotësohen dhe deklarohen për cdo vit, si ajo e Pozicionit Financiar(Bilanci) ashtu dhe ajo e Performancës Financiare(Pasqyra e të Ardhurave dhe Shpenzimeve),me fjalë të tjera sa do të raportohet fitimi(humbja) për cdo vit,apo cilat do të jenë të ardhurat dhe shpenzimet që do të deklarohen apo raportohen për cdo vit kalendarik (vit fiskal)-ndërkaq objekti vazhdon ndërtimin në vitet më pas.

❻Dokumentacioni teknik në firmat e ndërtimit përbëhet kryesisht (pa përmendur më shumë detaje) nga Projekti dhe preventivi materjal,ndjekja e punimeve për cdo muaj bëhet nëpërmjet situacioneve progresive,të cilat përpilohen nga inxhineri apo arktiketi,ndërkaq si do veprohet në kontabilitetin financiar për të ndjekur këtë shërbim(ndërtim)ne proces duke pasqyruar shtimin e vlerave në mënyre progresive, deri në përfundimin e plotë të tij.Kontabiliteti duhet të organizojë punen e vet jo vetem për të nxjerë vlerën e aritur në përfundim të ndërtimit të një objekti ndërtimi(ndërtese për banim ,urrë,shkollë,kopsht ,cerdhe,mbikalime,nenkalime rrugë,hec,e tj e tj.), por edhe koston materjale në vlerë edhe në sasi, që do të thotë duhet të japë shpjegim të plotë për ndërtimin e cdo objekti sa është sasia e hekurit , tullave,e betonit e tj e tj të përdorura apo konsumuar për ndërtmin përfundimtar të cdo objekti,dhe të krahësoje atë me projektin , preventivat apo me manualet teknike të ndërtimit për cdo objekt në vecanti.

❼Kontabilisti duhet të ketë paraysh edhe referencat që përdoren për cdo m2 ndërtim për efekte tatimore apo fiskale për cdo vit (tvsh,tatim fitimi, sigurimet shoqerorere e shendetsore.

❼Si veprohet në kontabilitetin e ndërtimit ne lidhje me shpërndarjen shpenzimeve të përgjithshme,me parapagimet e dhëna dhe parapagimet e mara,me diferencat e kurseve të këmbimit,cfarë janë shpenzimet apo të ardhurat e shtyra(të periudhave të ardhëshme),cfarë jane tatimet e shtyra,si veprohet me blerjen e karburanteve dhe sa prej tyre njihen si tvsh e zbritëshme ,cilat jane shpenzimet e zbritëshme dhe të pazbriteshme sipas përcaktimit në Ligj

Të gjitha këto cështje e shumë më tepër trajtohen me shëmbuj praktik, duke shpjeguar edhe mënyren e regjistrimeve në programet financiare (Financa 5 apo Alpha)

Ky kurs zhvillohet brënda 5 seancave ,cdo séance zgjat 1 ore e 30 min . dhe zhvillohet Individualisht ose max.dy pjesmares dhe në këtë kurs mund të marë pjesë cdo person që dëshiron apo është i interesuar

STUDIO E KONTABLITETIT “SXD FINANCE”

Adresa:

Rr. Arkitekt Sinani,Pallati 10 kati 1,(te Bryli,prapa “bar-pixeri –cassino Triss”,ish Roza

TEL: 069 57 74 851

E-MAIL:sxdfinance@gmail.com

Contact WhatsApp
Back
Top