• Kruje, ofroj vend pune Asst. Drejtues Operacionesh - Dega Fushë Krujë

Kruje
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Asst. Drejtues Operacionesh - Dega Fushë Krujë


Detyrat

Të sigurohet që kërkesat e klientëve të plotësohen në kohë nga shërbimi përkatës.Të koordinojë bashkëpunimin midis
shërbimeve me klientin, me veprimtaritë e tjera brënda degës si dhe me njësitë e Drejtorisë së Përgjithshme.
Të kryejë kontrollin e plotë të transaksioneve, duke bërë dhe autorizimin e tyre. Të kontrollojë mbylljen përfundimtare të ciklit
ditor të operacioneve, e për këtë të njoftojë për mbylljen e veprimeve të ditës në Departamentin e Teknologjisë së
Informacionit. Të analizojë raportet ditore që gjenerohen nga sistemi. Gjithashtu të kontrollojë situatën ditore dhe zhvillimet e
mundëshme.
Të organizojë fillimin e punës ditore të arkëtarëve, duke bërë kontrollin e limiteve dhe kërkesave që ata kanë.
Të zbatojë rreptësisht kuadrin ligjor dhe atë rregullues për parandalimin e pastrimit të parave.
Të kontrollojë që dokumentacioni për veprimet e ndryshme bankare të jetë i plotë.
Përgjigjet për rregullshmërinë e dërgesave të fondeve në filialet e Bankës së Shqipërisë, bankat e nivelit të dytë dhe në
Drejtorinë e Përgjithshme.
Të ushtrojë kontroll dhe të monitorojë të gjitha taksat, tatimet dhe detyrimet e njësisë ndaj të tjerëve.

Kerkesat


Të zotërojë cilësitë e kërkuara nga rregulloret e brëndshme të Bankës.
Të jetë njohës i mirë i rregulloreve në fuqi të bankës dhe të sistemit bankar.
Të jetë diplomuar në Fakultetin Ekonomik.
Të ketë eksperiencë minimumi 5 vjecare te njejtit pozicion dhe njohuri të thella bankare.
Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit.
Të ketë aftësi prezantimi dhe koordinimi të punës në grup.
Njohja e gjuhës angleze është avantazh.


Te gjithe kandidatet e interesuar jane te mirepritur te aplikojne deri ne date 07.03.2019.
Vetem ato te cilet plotesojne kerkesat e mesiperme do te njoftohen per te marre pjese ne procesin e rekrutimit.
 
Back
Top