• Koordinatore shitjesh

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Pozicioni: Koordinatore shitjesh
Departamenti i Shitjeve

“KOSMONTE FOODS TIRANA” sh.p.k, kompani lider ne treg ushtron aktivitetin e saj ne fushen e importit dhe distribuimin e produkteve ushqimore ne Shqiperi, Kosove, Gjermani dhe Dubai. “Kosmonte Foods Tirana”, ofron pune te rregullt brenda dhe jashte vendit, te qendrueshme dhe me kontrate afatgjate, shperblime dhe bonuse ne baze te performances dhe realizimeve. Për shkak te zgjerimit te vazhdueshem kompania eshte ne kerkim te stafit te ri energjik dhe me deshire per rritje profesionale. Kjo shoqeri shpall konkursin per pozicionin e punes: Koordinatore shitjesh.

Pershkrimi i Punes:
Përgatitja e planit te shitjeve, ruteve ditore dhe kontrolli për realizimin e planit ne baze te orderave
Koordinon Ekipin e shitjes nën varësi për të realizuar planet e vendosura
Komunikim hap pas hapi ne lidhje me realizimin e vlerave per brende dhe objekte
Stimuon shitjen nepemjet ofertave per zonat qe kane veshtersi ne realizimin e planit
Menaxhon stokun, problematikat qe lindin me mos rakordim sasie gjendje fizike me sistemin duke vene ne dijeni personat pergjegjes per ndryshime
Perciell informacionin ne departamentin e blerjes per kerkesat qe ka tregu (produkte te reja) dhe luhatjet e cmimeve per te ndjekur konkurrencen.
Kontrolli i aktiviteteve të Marketingut në terren së bashku me ekipin e shitjes
Prezantim Planesh qe kompania ka ne focus
Negocim mbi aktivizimin e ofertave sipas kerkeses qe ka kompania
Listime produkte te reja
Takim me klientet sipas nevojes dhe kerkesave te dyanshme per zgjidhje problemesh apo zgjerim bashkepunimi
Negocim termash kontraktual, Negocim hapsirash marketing…etj
Koordinim dhe organizim i Grupit te merchandaiserave
Analizë e tregu, raporte shitjesh per kliente
Zhvillimi dhe ruajtja e marredhenieve me klientet
Rekrutimi dhe rritja e vazhdueshme e klienteve.

Kualifikime/Kerkesa
Arsimi i lartë (Fakulteti Ekonomik)
Eksperienca të ngjashme në fushën e shpërndarjes, distribucionit në tregun shqiptar,
Të posedojë leje drejtimi automjeti.

Duhet t’i permbahet ketyre rregullave:
Aftësi të mira komunikuese,
Aftësi të mira tregetimi dhe negocimi,
Aftesi per te menaxhuar kohen ne terren,
Aftesi te mira organizative ne zgjidhjen e situatave te ndryshme ne treg,
Te kete perkushtim maksimal gjate orarit te punes,
Te karakterizohet nga ndershmeria, integriteti dhe korrektesia,
Te kete aftesi organizative, dhe te ndihmoj ne dhenien e ideve te reja,
Te eci me te njejtin hap me qellimet dhe synimet e kompanise,
Te ruaj konfidencialitetin dhe te kete etike te larte profesionale.

Shenime:
Ky pershkrim pune nuk eshte gjitheperfshires. Punemarresi mund te kryej dhe detyra te tjera per plotesimin e nevojave te kompanise.
· Te gjithe te interesuarit jane te mirepritur te dergojne CV, si dhe te percaktojne pozicionin per te cilen aplikojne, ne email: apliko@kosmontefoods.al ;
· Ju informojme se vetem kandidatet e perzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do te njoftohen per interviste.
· Emeroni CV-ne sipas ketij formati (emer [hapsire] mbiemer [hapsire] CV) dhe pozicionin e deshiruar.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Rr. "Frashnjet", Domje, Berxull, K.P.1053, Tirane

apliko@kosmontefoods.al
www.kosmontefoods.com
Kosmonte Foods Albania
 


Apply
Back
Top