• Koordinatore e zyrës

Rreth kompanisë:

EVAPIFY ALBANIA është një kompani ndërkombetare pjesë e EVAPIFY Group. Aktiviteti kryesor është tregtimi i cigareve elektronike në Shqiperi të produkteve: Crystal (The Origanal) dhe Geekbar, lider në tregun evropian dhe shqiptar. Në funksion të zgjerimit të kompanisë po kerkojmë:

Koordinatore e zyrës

Koordinatore e zyrës do të jetë përgjegjëse të koordinojë aktivitetet e përditshme të zyrës, të kujdeset për respketimin e Politikave dhe Procedurave të brendshme të kompanisë. Do të përcaktojë gjithashtu prioritetet ditore bazuar në njohuritë e funksioneve të përgjithshme të secilit departament dhe, së bashku me Drejtorin Menaxhues, do të sigurojë një proces të mirëfilltë operacional.

Kualifikimet:


Diplomë Universitare (preferohet Bachelor në Ekonomi, Banka dhe Financa, Menaxhment, apo të ngjashme);
Përvojë e mëparshme së paku tri (2) vite, minimum dy (1) përvojë në administratë dhe menaxhim të zyrës;
Aftësi të shkëlqyera në organizim, përcaktim të prioriteteve dhe menaxhim të projekteve;
Aftësi të shkëlqyera për të krijuar raporte dhe prezantime;
Aftësi të shkëlqyera në të shkruar dhe në të folur;
Nivel i avansuar i gjuhës angleze dhe përdorimit të paketës së Microsoft Office.

Përgjegjësitë:

Përgatit raporte të ndryshme në baza periodike për të raportuar tek Drejtori Menaxhues
Sigurohet që funksionimi dhe organizimi i aktiviteteve të zyrës në mënyrë sa më efikase;
Përgjegjëse për operacionet ditore të zyrës, duke përfshirë menaxhimin e inventarit, organizimin dhe mbarëvajtjen e takimeve me palë të jashtme, përgjigjen në kanale zyrtare të kompanisë (tel/email), si dhe dhe ofrimin e mbështetjes së përgjithshme administrative;
Përgjegjëse për futjen në bord të punëtorëve të ri brenda kompanisë dhe organizimin e trajnimeve të nevojshme;
Siguron dhe rishikon aktivitetet e kompanisë duke rekomanduar avansimin e tyre;
Sigurohet që të ndërmerren masat e nevojshme që në mënyrë efektive të identifikohet, prezantohet, monitorohet dhe të veprohet për projektet e përcaktuara;
Kontribuon në zhvillimin dhe rishikimin e udhëzimeve për përmirësimin e cilësisë së zyrës
Krijon dhe mban marrëdhënie të mirëfillta me palët e treta.

Procedura e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në e-mail adresën: info.albania-hr@evapify.com Në fazat e mëtutjeshme të rekrutimit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top