• Koordinator Zhvillimi | Mane DEVELOPMENT

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Mane Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Holandë dhe Kroaci me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Koordinator Zhvillimi
Departamenti: Program/Projekt
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Do të jetë përgjegjës për mbështetjen e projekteve të pronave të paluajtshme, koordinimin e aktiviteteve dhe rezultateve të projektit, menaxhimin e afateve kohore dhe administrimin e të gjitha aspekteve të projekteve të para-zhvillimit dhe ndërtimit. Për të arritur këtë detyrë, Koordinatori i Zhvillimit duhet të ketë iniciativë, të përmbushë përgjegjësitë dhe detyrat menaxheriale, organizative, mbikëqyrëse dhe koordinuese. Përgatit propozimet për vendimmarrje, drejton procesin e dokumentacionit nga marrja e projektit, kontrollet e devijimeve, dorëzimet e projekteve dhe marrja e konfirmimeve të lejeve për ndërtimin.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:


  • Monitoron afatet kohore të investitorëve, të parashikuara në kontratat e bashkëinvestimit për të informuar në kohë Menaxherin e Projektit për devijancat;
  • Asiston në menaxhimin e kontratave për pajtueshmërinë dhe përmbushjen e të gjitha standardeve të kompanisë, standardeve të projektimit, specifikimeve teknike, planeve të projektit dhe planit të biznesit të hartuar;
  • Informon dhe mbështet strukturat përkatëse të Kompanisë për marrjen e Pronësisë së Tokës dhe të gjitha Lejet përkatëse për fillimin e Zbatimit të Projektit;
  • Monitoron dhe ndjek buxhetin e projektit, dhe mban të informuar Menaxherin e Projektit;
  • Krijon dhe zhvillon marrëdhënie me të gjitha palët e përfshira në projekt, për progres, duke përfshirë koordinimin e takimeve sipas nevojës;
  • Sigurohet për zbatimin e plotë të procedurave tekniko-administrative të shoqërisë;
  • Koordinon me mbikëqyrjen e terrenit ecurinë e projekteve;
  • Siguron që ideja e projektit dhe zhvillimet strategjike të projektit të kenë marrë konfirmimin e investitorit;
  • Menaxhon zbatimin e ndryshimeve të miratuara dhe planin e çdo projekti;
  • Raporton mbi statusin e çdo projekti, mbikëqyr dhe zhvillon dokumentacionin në lidhje me projektet, ndan idetë dhe zbaton metodologji të reja për të lejuar përparimin e tyre;
  • Ndihmon gjatë buxhetit, kontrollit të kostos dhe qarkullimit te parave;
  • Analizon nevojat e projektit, plotëson kërkesat për transparencë, për finalizim dhe qëndrueshmëri në ecurinë e fazave të zhvillimit;
  • Mbështet zhvillimin e projektit në përputhje me grafikun dhe buxhetin për të gjitha aktivitetet e projektit;
  • Kujdeset që të gjitha informacionet në lidhje me projektin është i sigurt dhe i shperndare me palet e perfshira, me synimin për të ruajtur një sistem të përsosur të menaxhimit të projektit nga faza e projektimit dhe miratimit të lejes deri në dorëzimin e të gjithë dokumentacionit për procedurën e dorëzimit dhe pajisjen me Certifikatën e Përdorimit të projektit;
  • Përgatit raporte periodike për ecurinë e projekteve;
  • Asiston dhe mbështet palët e interesuara me informacionin si dhe zbatimin e progresit të kërkesave të klientit për çdo projekt para dhe pas shitjes;
  • Ndihmon progresin për përgatitjen e paketave të projektimit dhe draft kontratave;
  • Kryen kontrolle mbi cilësinë në projekt, si dhe siguron që të gjitha klauzolat janë duke u zbatuar sipas QA/QC dhe dizajneve;
  • Viziton kantierin, mbështet stafin teknik/lokal me procesin e projektimit dhe ndërtimit;
  • Ndjek dhe raporton për të gjitha çështjet që lidhen me institucionet shtetërore (përfshirë ato vendore) në zonat ku zhvillohen projektet, Bashki, OSHEE, MB, MNZ etj.;
  • Strukturon dosjet e projektit dhe i mban skedarë sipas udhëzimeve të kompanisë;
  • Kryen detyra të tjera të caktuara sipas nevojave ose urgjencës së projektit;

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në fushën e Menaxhimit, Biznesit, Zhvillimit i Projektit të Pasurive të Paluajtshme.

Kualifikime të tjera:

  • Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë pune në shitje, arkitekture, Punime Civile (ndertim & perfundime).
  • Aftësi të forta të komunikimit verbal dhe të shkruar;
  • Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projekte, korrespodencat e biznesit, kontratat, proçedurat dhe manualin teknik;
  • Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme të involvuara në projektin e ndërtimit;
  • Aftësi për të paraqitur çështjet në mënyrë sa më efikase, hartimi i raporteve, etj.;
  • Të ketë njohuri bazë në përdorimin e programeve si : CAD, EXCEL, MS-PROJECT ose PRIMAVERA, etj.;

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://manedevelopment.zohorecruit...52001/Koordinator-Zhvillimi?source=CareerSite

Afati i aplikimit: 18/10/2023
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top