• Koordinator/e Resorti - Green Coast

Dhermi - Palase
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Koordinator/e Resorti
Departamenti: Hospitality
Vendndodhja: Palasë, Vlorë (Green Coast)

Përmbledhja e Pozicionit:
Koordinatori ndihmon Administratorin e Resortit për një menaxhim profesional të të gjithë funksioneve brenda rezidencës dhe sigurisë së banorëve. Siguron respektimin e përpiktë të rregullores së administrimit nga të gjithë banorët, si dhe zbatimin e mos cenimin e projektit, të miratuar nga kompania investitore, nga ana e asnjërit prej banorëve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:


  • Ndihmon Administratorin në menaxhimin e pajisjeve dhe shërbimeve në resort, duke monitoruar dhe siguruar mbarëvajtjen e çdo procesi qe lidhet me shërbimet dhe mjetet e resortit.
  • Njeh dhe kërkon përpikëri në zbatimin e rregullores nga ana e banorëve.
  • Ndihmon në menaxhimin eficient të buxhetit të kompleksit/rezidencës dhe mbledhjen e detyrimeve të banorëve.
  • Në bashkëpunim me Administratorin e Resortit , kujdeset që të ketë gjithmonë standardet më të larta në të gjitha aspektet brenda kompleksit/rezidencës e sigurisë në jetë, ruajtja e konfidencialitetit të familjeve dhe mbrojtja e privatësisë.
  • Ndihmon Administratorin në kontrollin e cilësisë së shërbimeve që ofrohen në resort.
  • Suporton në mbajtjen e informacionit të printuar dhe verbal për çdo orar shërbimi, aktiviteti në kompleks/rezidencë.
  • Ndihmon Administratorin e Resortit në menaxhimin e marrëdhënies me banorët sidomos për punimet shtesë dhe zbatimin e tyre sipas rregullores.
  • Suporton Administratorin në shpërndarje të njoftimeve mbi aktivitetin e kompanisë së administrimit.
  • Realizon kontrolle të përditshme në ambientet e kompleksit/rezidencës dhe plotëson ‘check-listat’ përkatëse.
  • U përgjigjet gjithmonë banorëve si verbalisht ashtu edhe nëpërmjet telefonit, duke përdorur përshëndetje korrekte dhe etikën e duhur të shërbimit.
  • Suporton Administratorin e resortit në zgjidhjen e menjëhershme të problematikave dhe pakënaqësive të banorëve të kompleksit/rezidencës,
  • Ofron zgjidhjet e veta për çdo problematikë të identifikuar që kërkon përmirësim.
Aftësi dhe Kualifikime:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë (avantazh fakulteti i Inxhinierisë ose Arkitekturës).
  • Të ketë eksperiencë minimalisht 3 vjet në të njëjtën fushë.
  • Aftësi për t’u përballur dhe për të zgjidhur nevojat e banorëve, për të ruajtur qetësinë dhe kortezinë.
  • Aftësi për t’u fokusuar në detaje dhe për të zgjidhur çdo problem në kohë sa më të shpejtë.
  • Aftësi për të menduar qartë, shpejt dhe për të ruajtur përqendrimin, si dhe për të marrë vendime të vetëdijshme.
  • Aftësi për të prioritizuar, organizuar dhe ndjekur çështjet.
  • Aftësi për të ruajtur konfidencialitetin e të dhënave të banorëve dhe vizitave në vilat përkatëse.
  • Duhet të ketë një imazh profesional dhe personalitet që reflekton besim.
  • Duhet të jetë fleksibël në orare.
  • Duhet të ketë aftësi shumë të mira bindëse, negociuese dhe për të punuar në grup.
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh.
  • Përdorimi i paketës 2D dhe 3D, AutoCad, me përparësi do të ishin edhe programet e avancuara si Revit etj.
Kushtet e Punës:
Balfin Real Estate and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link.

Afati i dorëzimit
: 25/08/2023

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top