• KOORDINATOR DEGE

Shkoder
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Supervizor
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.

Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Degën Shkoder, në pozicionin:

KOORDINATOR DEGE
Qëllimi i Përgjithshëm i Punës:
Koordinatori i Degës, kontribuon maksimalisht në realizimin e objektivave të degës. Organizon, koordinon, mbikëqyr stafin e degës me qëllim arritjen e standartit të shërbimit, proaktivitetin në shitje dhe përputhshmërinë operacionale të Degës sipas pritshmërive të bankës dhe planit të punës të vendosur me Drejtorin e Degës.

Përgjegjësitë kryesore:
  • Udhëzon në mënyrë të vazhdueshme stafin e degës drejt edukimit financiar të klientëve, rritjes së cilësisë së shërbimit, proaktivitetit në shitje dhe korrektësisë operacionale me qëllim përmbushjen e objektivave të degës.
  • Mbështet dhe orjenton stafin për zhvillimin dhe orentimin e tyre të lidhura me objektivat dhe fokusin e Bankës.
  • Evidenton dhe raporton tek drejtuesi direkt nevojat për zhvillim të stafit të shërbimit dhe këshillimit.
  • Sigurohet të realizojë objektivat e degës, në bashkëpunim me Drejtorin e Degës..
  • Siguron që stafi ka një nivel shumë të mirë njohjeje të shërbimeve bankare, produkteve dhe procedurave operacionale si dhe kontribuon në ruajtjen e këtij niveli.
  • Këshillon me profesionalizëm klientët ekzistues dhe potencialë të bankës në lidhje me gamën e produkteve të ofruara nga banka si dhe sigurohet të krijojëmaredhenie afatgjata.
  • Suporton Drejtorin e Degës në vlerësimin e stafit të Degës me qëllim identifikimin e nevojave për trajnim në funksion të zhvillimit të kapaciteteve profesionale si dhe është përgjegjës për trajnimin dhe mbeshtetjen e stafit të ri në Degë bazuar në ekspertizën e tij/saj.
  • Ndjek nga afër rregulloret dhe procedurat që lidhen me produktet/operacionet/standartin e shërbimit dhe propozon ndryshime në funksion të rritjes së eficencës, efikasitetit dhe cilësisë së shërbimit ndaj klientëve.
  • Siguron që Dega operon në përputhje me kërkesat dhe procedurat e bankës dhe standartit të kërkuar operacional.
  • Kontrollon në fund të ditës të gjithë dokumentacionin e veprimeve të kryera në Degë, për të siguruar që dokumentacioni bashkëlidhur është në përputhje me procedurat e brendshme të bankës.
  • Kryen autorizimin në sistem të veprimeve të kryera në agjenci sipas nivelit të autorizimit të përcaktuar nga ana e Bankës, si edhe firmos dokumentacionin përkatës.
  • Në mungesë të Drejtorit të Degës, është personi përgjegjës në lidhje me zbatimin e standarteve të Bankës për PPP&FT.
  • Ndjek limitet e gjendjes së cashit në Degë për të siguruar përputhshmërinë me procedurat e thesarit dhe me normat maksimale të lejuara nga aspekti i sigurisë fizike.
  • I jep zgjidhje problemeve operacionale që mund të lindin gjatë ditës brenda kompetencave të tij/saj dhe duke u konsultuar edhe me njësitë përkatëse operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme.
  • Siguron që procedurat që kanë të bëjnë me sigurimin e ambjenteve të brendshme/jashtme të Degës janë të njohura dhe të zbatuara me korrektësi nga stafi përgjegjës.
  • Siguron paraqitje të përgjithshme korrekte të Degës, pastërtinë e ambjenteve, panelet (Këndet) për reklamimin e shërbimeve bankare dhe të stafit konform standartit të uniformave të pajisura nga banka.
  • I raporton Drejtorit të Degës të gjitha rastet problematike të Degës për sa i përket perputhshmërisë me rregulloret operacionale të bankës dhe bën propozime për zgjidhjen e tyre.
  • I raporton Drejtorit të Degës rastet e dyshimta apo me anomali të konstatuara në Degë nga stafi apo nga vetë ai/ajo gjatë ushtrimit të detyrave dhe funksioneve.
  • Tregon kujdes për zbatimin e standardeve më të larta për të mbrojtur bankën dhe reputacionin e saj nga keqpërdorimi për pastrim parash dhe/ose financim, mashtrimi apo aktivitete të tjera të paligjshme.
  • Vepron si promovues dhe tejçues i vlerave dhe imazhit të institucionit.
Profili i kërkuar:
  • Diplomë Universitare në Fakultetin e Administrim-Biznesit, Ekonomisë ose fusha të lidhura me të.
  • Minimumi 3 vjet pune në pozicion të ngjashëm.
  • Njohuri të thella të operacioneve bankare
  • Njohuri të mira të produkteve kreditore.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, analitike dhe organizuese.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe të paketës Microsoft Office.
Personat e interesuar duhet të dërgojnë dërgojnë CV-në dhe Letër “Shprehje Interesi”
në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al
Afati i aplikimit: 23 Maj 2024

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në humanresources@unionbank.al.
 


Apply WhatsApp
Back
Top