• Kontakt AL po kerkon Arkitekt!

Pozicioni i Punës: Arkitekt
Departamenti: Arkitekturë
Profili i punës: Me kohë të plotë,
Java e punës: Hënë-Shtunë në orën 7:30 - 16:00

Detyrat:
  1. Realizon projektin e arkitekturës për leje zhvillimi dhe leje ndërtimi.
  2. Realizon relacionin e projektit të arkitekturës.
  3. Realizon projektin e arkitekturës për leje përdorimi.
  4. Realizon plane të përgjithëm vendorë PDV 1 dhe PDV 2.
  5. Realizon relacione, rregullore dhe fletët shoqëruese për planet e përgjithshëm, si gjendja ekzistuese, analiza e pronësisë, analiza e rrugëve.
  6. Ndjek përditësimet në standartet ndërkombëtare të projektimit.
  7. Realizon projektet e zbatimit në disiplinën e arkitekturës.
  8. Realizon detajet, sasitë dhe specifikimet teknike, në disiplinën e arkitekturës.
  9. Realizon për publikim në web, plane shkallësh, plane kati, fasada, prerje 3D konceptuale.
  10. Raporton tek drejtuesi i grupit, drejtuesi i departamentit dhe Ceo.
Kritere:

Arsimimi:
1.Diplomë në Arkitekturë, ose të jetë në proçes diplomimi.

Eksperienca:
1.Me dhe pa eksperiencë pune të mëparshme.

Kualifikime:
1.Njohje të mira të programeve MC Office, Autocad, Revit, 3Ds Max,Lumion,Photoshop.
2.Njohje të legjislacionit dhe standarteve të projektimit.
3.Çertifikime, njohje me teknologjitë, aplikimet dhe materialet e ndërtimit.

Përfitime:

Rivlerësim page:
Çdo vit bazuar në performancën individuale, përcaktohet paga për vitin e ardhshëm.

Bonuse të tjera:
1.Trajnime profesionale brenda dhe jashtë vendit;
2.Bonus në fund të vitit për performancën e punës;
3.Çmime të jashtëzakonshme.

Aplikimi:
Nëse dëshiron të bëhesh pjesë e skuadrës Kontakt, apliko duke dërguar Jetëshkrimin në adresën e email-it: info@kontakt.al / agoxhabellliufconsulting@gmail.com
Aplikantët do të kontaktohen nga zyra e Burimeve Njerëzore për të caktuar intervistën e punës.

Cel. : 0696240897
 


Apply WhatsApp
Back
Top