• Kontabilist/e

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kontabilist/e

Agjencia e Rekrutimit Profesionisti lehtëson bizneset që të zgjedhin stafin e duhur përmes zhvillimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme duke u mundësuar të punësojnë profesionistët dhe kandidatët që kanë aftësitë e duhura si edhe përmbushin kriteret e vendosura.

Pozicioni i punës: Kontabilist/e
Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme
Adresa e punës në: Tiranë

Ftojmë të gjithë të interesuarit për pozicionin Kontabilist/e për industrinë e lojërave në një kompani italiane që operon prej vitesh në tregun shqiptar. Si Kontabilist/e do të jetë përgjegjës për përgatitjen, rregjistrimin, prezantimin e pasqyrave financiare të kompanisë në kuadër me ligjit tatimor dhe tregtar.

Eksperiencat e punës dhe aftësitë e kërkuara:
  • Të ketë përvojë pune në këtë rol të paktën 1 vit.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës italiane.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të Microsoft Office Excel.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Përgatija dhe lëshimi i faturave për shërbimet e rrjetit të shpërndarjes.
  • Rregjistrimi i dokumentacionit financiar në formë fizike dhe online.
  • Kryerja e transaksioneve dhe realizimi i bilanceve.
  • Verifikimi dhe rregjistrimi i taksave.
Edukimi:
  • Preferohet të ketë Diplomë të nivelit Bachelor. Diplomimi në “Administrim Biznesi” ose në fusha të ngjashme është avantazh.
Aftësi të tjera ndërpersonale:
  • Aftësi të mira komunikimi.
  • Integritet për të trajtuar siç duhet informacionin konfidencial.
  • Aftësi të të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve.
  • I/e organizuar, i përgjegjshëm.
  • I/e durueshëm dhe empatik ndaj të tjerëve.
  • Të punojë nën presion.
Përfitimet:
  • Të punuarit në një mjedis profesional që mundëson zhvillimin e karrierës.
  • Pagë 75.000 – 90.000 neto.
  • Mundësi për të punuar Remote.
Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: recruitment@profesionisti.al, përpara datës 31 tetor 2023.
* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top