• Kompania TGA, TYRES GROUP ALBANIA, (Prane aeroportit “Nënë Tereza”, Rinas) Departamenti Duty Free Albania kërkon të punësojë: SPECIALIST/E KONTABILITE

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Kontabilitet | Audit
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania TGA, TYRES GROUP ALBANIA, (Prane aeroportit “Nënë Tereza”, Rinas)
Departamenti Duty Free Albania kërkon të punësojë:

SPECIALIST/E KONTABILITETI

i/e cili/a do të raportojë tek Menaxheri i Departamentit të Kontabilitetit dhe Thesarit.

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë e pozicionit:
(Vetëm për udhëzim. Përgjegjësitë e përmendura më poshtë mund të ndryshojnë në momentin e rekrutimit.)

  • Përgatit raportet periodike financiare dhe pasqyrat e ndryshme brenda afateve dhe formateve të percaktuara.
  • Mirëmban dhe përditëson strukturat e llogarive dhe qendrave përkatëse të kostove.
  • Menaxhon kapitalin e punës dhe ndjek mbledhjen e llogarive të arkëtueshme.
  • Koordinon dhe siguron të dhënat për auditimet e brendshme dhe të jashtme.
  • Monitoron përputhshmërinë (faturat e furnitorëve për pagesë, faturat e klientëve, etj).
  • Asiston në formulimin e buxhetit të departamentit në përputhje me politikat dhe udhëzimet e buxhetimit.
  • Mirëmban grafikun e amortizimit.
  • Kontabilizimi i faturave të blerjes dhe përditesimi i programit financiar sipas faturave që vijnë në Self-Care.
  • Listëpagesa dhe kontabilizimi i saj.
  • Asistimi i supervizorit me detyra te tjera.
Kërkesat e pozicionit:
  • Diplomuar në Financë - Kontabilitet;
  • Mbi 5 vite eksperience pune në pozicione të ngjashme;
  • Njohje shume e mirë e legjislacionit Shqiptar të taksave dhe sistemeve të kontabilitetit;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
  • Njohje e programeve kompjuterike (Paketa Office, Financa5).
Për të aplikuar për këte pozicion aplikantët duhet të aplikojnë duke derguar një CV të kohëve të fundit dhe portofolin e punës
në adresën e mëposhtme:
ardit.borici@tga.al ose ne recepsionin e ndërtesës së Administratës (Rinas).

Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë vetëm aplikantet e kualifikuar.
 


Apply WhatsApp
Back
Top