• Kerkohet te punesohet Ekonomiste

Roli dhe pergjegjësitë:

- Përgatitja e informacionit financiar të Shoqerise;

- Regjistrimi i të dhënave financiare në sistemin kontabël, duke u bazuar ne informacionin e pasqyruar në kontrata, fatura shitje dhe blerje, arka, levizjet bankare, etj.;

- Mbikqyrja në vazhdimësi dhe me përpikmëri e proceseve financiare

- Kryerja e kontrolleve rregullisht të shitjeve dhe blerjeve, si dhe importeve.

Kriteret:

-Të ketë përfunduar studimet universitare në Financë.

-Të ketë njohuri shumë të mira në kontabilitet;

-Të ketë njohuri në hedhjen e veprimeve në sistemin financiar dhe në kontrollin e tyre

-Të kryejë rakordime klientesh e furnitoresh

-Të ketë aftësi në analizimin e të dhënave financiare dhe përgatitjen e raporteve financiare

-Të jetë korrekte, e organizuar dhe e orientuar drejt realizimit të detyrave në mënyrë të saktë dhe brenda afateve të përcaktuara

-Të zoteroje aftesi te mira komunikuese edhe pune në grup.

Njohje e mire e gjuhes angleze/ italiane, gjuhet e tjera perbejne avantazh,



E preferueshme:

-Të ketë eksperiencë pune në fushën e financës mbi 3 vite

Kandidatet e interesuara mund të aplikojnë duke dërguar CV në adresën:

info@lenis.al

Do të kontaktohen vetëm kandidatet e përzgjedhura për intervistë.
 


Apply
Back
Top