• Kerkohet Inxhinier Ndertimi

  • Tirane, ofrohet vend pune inxhinier ndertimi​

Kërkohet Inxhinier Ndërtimi(Zyra Tiranë) për Kompanin MANASTIRI RESORT
pjesë e të njëjtit grup me kompanine ALBSTAR sh.p.k,
kompanisë HOLDING FINMAN Sh.p.k

Manastiri Resort sh.p.k. është një kompani prestigjoze në tregun shqiptar e cila operon në fushën e ndërtimit.
Aktualisht kompania po zbaton nje projekt të rëndësishem në rang vendi.
Qëllimi ynë është të punuarit në grup duke ndërthurur përvojën, dijen, aftesinë dhe përkushtimin
në mënyrë që cdo projekt të përfundojë me sukses në kohën e duhur dhe cilesinë e kërkuar.

Detyrat

  • Analizimi i projektit dhe detajimi i preventivit, për të bërë të mundur kalkulimin e kostos paraprake të objektit.
  • Hartimi i grafikut të detajuar të punimeve në bashkëpunim me menaxherin e Projektit.
  • Hartimi i Situacionit Mujor dhe atij Progresiv të objektit, duke mbajtur nën kontroll kostot,
    ecurinë e punimeve në kantier dhe përputhshmërine e tyre me preventivin.
  • Hulumtimi i tregut për Furnitorë dhe Kontraktorë, negocimi dhe lidhja e kontratave të punimeve.
  • Ndjekja e procedurave të lidhura me industrinë e ndërtimit në Institucionet përkatëse.
  • Mirëmban një regjistër të përditshëm për regjistrimin e fazave të ndërtimit,
    si dhe të dhëna inxhinierike për raportet e projekti
  • Raporton tek projekt menaxheri.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare dhe pas universitare në Inxhinieri Ndërtimi
  • Minimumi 3 vite eksperience pune.
  • Zotërim i Paketës MS Office, MS Project dhe Autocad
  • Zotërim i gjuhëve të huaja (anglisht ose italisht)
  • Pjesëmarrja në kurse/trajnime profesionale përbën avantazh
  • Aftësi shumë të mira në kontroll, mbikqyrje, raportim menaxherial, menaxhim performance
Ju lutem te interesuarit te nisin CV-te e tyre
ne adresen hr@albstar.al
 


Apply
Back
Top