• Kerkohet, Drejtor Dege, Dega Durres

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

TIRANA BANK është banka e parë private në Shqipëri. Ajo u themelua në vitin 1996 dhe që nga ajo kohë ka pasur një zhvillim të madh, duke përhapur degët e saj në të gjithë Shqipërinë. Sot Tirana Bank është e pozicionuar mirë në treg, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh që i përgjigjen kërkesave të klientëve të saj. Tirana Bank ka 35 degë në shumicën e qyteteve kryesore dhe zonave industriale dhe ka një rrjet të madh ATM në të gjithë Shqipërinë. Tirana Bank vazhdon të rritet dhe zgjerohet, duke ruajtur me rigorozitet filozofinë e saj për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve cilësore, duke qenë kryesuesja në zgjidhjet inovative bankare në Shqipëri.

Ne po kërkojmë të mirëpresim një kandidat strategjik, të orientuar drejt njerëzve dhe novator në pozicionin Drejtor Dege, Dega Durrës.
Përkufizimi i pozicionit:
Drejtori i Degës do të jetë përgjegjës për menaxhimin e aktivitetit të biznesit në degë, zhvillimin e punonjësve me qëllim arritjen e rezultateve cilësore dhe sasiore dhe përmirësimin e shërbimit ndaj klientëve.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Ø Zhvillimi dhe menaxhimi i biznesit
  • Harton dhe zbaton plane veprimi për Degën në mënyrë që objektivat e biznesit dhe treguesit kryesorë të performancës të arrihen në përputhje me procedurat në fuqi;
  • Përgjegjës për zbatimin e procesit të menaxhimit të shitjeve duke siguruar që teknikat SFE janë zbatuar sipas standardeve të kërkuara dhe objektivi i shitjeve është arritur;
  • Përmirëson në mënyrë të vazhdueshme cilësinë e shërbimit ndaj klientit të ofruar në degë për të krijuar një përvojë optimale të klientit në përputhje me politikat, procedurat dhe sistemet në fuqi;
  • Siguron në baza ditore pamjen e duhur të degës sipas standardeve të kërkuara;
  • Kryen përgjegjësitë e specialistit të AML/CFT në nivel dege dhe mbështet departamentin e përputhshmërisë në lidhje me udhëzimet rregullatore;
  • Përgjegjës për zbatimin e duhur të dispozitave të Politikës së Tirana Bank KYC dhe AML/CFT dhe të gjitha procedurave të tjera përkatëse në fuqi në degën e tij/saj;
  • Përgjegjës për respektimin e politikës në fuqi të mbrojtjes së të dhënave nëpërmjet ndërgjegjësimit, monitorimit dhe këshillimit të stafit të degës për përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre;
  • Kryen vlerësimin e ndikimit në çështjet e mbrojtjes së të dhënave brenda njësisë organizative që menaxhon (drejton), sipas politikës së mbrojtjes së të dhënave të bankës në fuqi;
  • Bashkëpunon dhe siguron që përpunimi dhe/ose bazat e të dhënave janë regjistruar me specialistin DPO;
  • Bashkëpunon me Menaxherin e Përputhshmërisë (DPO) në lidhje me kontratat e partnerëve të biznesit për çështjet e mbrojtjes së të dhënave;
  • U përgjigjet individëve të dhënat e të cilëve përpunohen (punonjësit, klientët dhe të ngjashme) për çështje që lidhen me përpunimin e të dhënave të tyre dhe ushtrimin e të drejtave të tyre sipas Rregullores;
  • Ndjek gjetjet e funksioneve të kontrollit dhe siguron zbatimin e tyre për të mbrojtur bankën nga ekspozimi ndaj rrezikut;
Ø Menaxhimi i Marrëdhënieve
  • Siguron përparimin dhe forcimin e marrëdhënieve me klientët ekzistues si dhe krijimin e marrëdhënieve të suksesshme me klientët e rinj dhe potencialë;
  • Identifikon vazhdimisht potencialin për biznes të ri në zonën e tregut që operon;
  • Menaxhon situatat e vështira nëpërmjet përgjigjes së shpejtë dhe të duhur ndaj kërkesave të klientëve duke u ofruar atyre zgjidhje dhe/ose informacion të përshtatshëm;
  • Përfaqëson Bankën dhe promovon markën në mënyrë pozitive përmes pjesëmarrjeve në aktivitetet lokale;
  • Mban bashkëpunim të mirë me departamentet e Zyrave Qendrore në lidhje me çështjet e degëve (administratë, burime njerëzore, marketing, operacione, IT, etj.) për të siguruar zgjidhje të shpejta të çështjeve të përditshme
Ø Menaxhimi i njerëzve
  • Menaxhon performancën e stafit duke vendosur objektiva të duhura, mentoron dhe jep komente për stafin; të japë një vlerësim objektiv të performancës;
  • Ndërton një ekip të suksesshëm duke përdorur metoda të përshtatshme dhe një stil fleksibël ndërpersonal duke lehtësuar përmbushjen e qëllimeve të ekipit;
  • Përgjegjës për zhvillimin e stafit duke ndërtuar plane zhvillimi individuale, plane veprimi dhe i zbaton ato duke u siguruar që mundësitë dhe burimet e zhvillimit të sigurohen siç duhet dhe t'i kushtohet vëmendje progresit;
Kompetencat/ aftësitë e kërkuara:
  • Të ketë Diplomë Bachelor në Ekonomi ose fusha të tjera të ngjashme; Preferohet diplomë master;
  • Minimumi 3 vite eksperiencë në Sektorin Bankar/ Institucionet Financiare, përvojë pune në menaxhim/mbikëqyrje konsiderohen përparësi;
  • Njohuri shumë të mira të njohurive të biznesit, njohurive të tregut dhe rrjetëzimit;
  • Aftësi shumë të mira menaxheriale dhe mentoruese;
  • Qasje e udhëheqjes përmes shembullit, i/e aftë për të krijuar një mjedis pune pozitiv dhe frymë ekipi;
  • I/e vetë-motivuar dhe orientuar drejt rezultateve;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese;
  • Aftësi për t'u përshtatur shpejt me një mjedis të ri dhe dinamik;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze në të shkruar dhe të folur;
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV brenda datës 28 prill 2022 në këtë link

Ju lutem, kini prarasysh që vetëm personat që plotësojnë kriteret e sipërpërmendura do të kontaktohen.
Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Banka Tirana sha, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune, aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të Bankës dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues.Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,i ndryshuar, pranë Bankës Tirana sha, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
 


Apply
Back
Top