• Kerkohet Arketar, Dega Fier

Fier
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

TIRANA BANK është banka e parë private në Shqipëri. Ajo u themelua në vitin 1996 dhe që nga ajo kohë ka pasur një zhvillim të madh, duke përhapur degët e saj në të gjithë Shqipërinë. Sot Tirana Bank është e pozicionuar mirë në treg, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh që i përgjigjen kërkesave të klientëve të saj. Tirana Bank ka 35 degë në shumicën e qyteteve kryesore dhe zonave industriale dhe ka një rrjet të madh ATM në të gjithë Shqipërinë. Tirana Bank vazhdon të rritet dhe zgjerohet, duke ruajtur me rigorozitet filozofinë e saj për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve cilësore, duke qenë kryesuesja në zgjidhjet inovative bankare në Shqipëri.

Ne mirëpresim kandidatë dinamik të cilëve iu pëlqen marrëdhënia me klientët për t’iu bashkuar Degës Fier me në pozicionin Arkëtar, I cili raporton drejtperdretj tek Drejtori i Degës

Përkufizimi i pozicionit:
Arkëtari ofron shërbim ndaj klientit për transaksionet cash dhe jo-cash, numëron, kontrollon dhe kuadron fondet monetare në degë në përputhje me proçedurat dhe rregulloret në fuqi.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

· Vepron në përputhshmëri me procedurat dhe rregulloret në fuqi të bankës dhe direktivave të Rregullatorit lidhur me transaksionet e arkës;
· Njeh dhe zbaton me përpikmëri të gjitha proçedurat operacionale të lidhura me rolin e tij/saj.
· Kryen veprime cash dhe jo cash në menyrë të saktë të sigurt e të shpejtë duke siguruar një shërbim cilësor për klienti;
· Eshtë përgjegjës për zbatimin e procedurave të limitit të Cash-it;
· Referon klientë tek oficerët përkatës të kredisë respektivisht retail ose individë referuar nevojës së identifikuar të klienti;.
· Përgjegjës për arritjen e targetit individual;
· Mbulon transaksionet si më poshtë:
1. Depozitime
2. Tërheqje
3. Transferta nga njëra llogari në tjetrën
4. Pagesa utilitetesh
5. Pagesa tek të tretët
6. Exchange cash
7. Ceqe
8. Veprime për ATM
· Rregjistron në sistem klientë rastësorë duke i hedhur të dhënat me saktësi dhe korrektësi dhe merr formularët perkatës;
· Siguron që klientëve t’u shërbehet pa vonesa për të arritur standarded e vendosura nga Banka.

Kompetencat / aftësitë e kërkuara:
· Diplomë universitare në Ekonomi ose fushë të ngjashme;
· Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese;
· Të jetë fleksibël, të ketë shpirtin e skuadrës dhe aftësi të punojë nën presion ;
· Aftësi shumë të mira prezantuese;
· Njohuri shumë të mira shkruese dhe verbale të gjuhës angleze;
· Njohuri shumë të mira të programeve Microsoft Office;

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV brenda datës 21 qershor 2022link

Ju lutem kini prarasysh që vetëm personat që plotësojnë kriteret e sipërpërmendura do të kontaktohen.

Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Banka Tirana sha, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune, aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të Bankës dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues.Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,i ndryshuar, pranë Bankës Tirana sha, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
 


Apply
Back
Top