• Kerkohen eksperte te jashtem ne fushen psiko sociale (trajnere / supervizore)

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre.​

SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri kërkon Ekspertë të jashtëm për:

  • Trajnimin me fëmijët mbi “Komunikimin efektiv”
  • Trajnimin me stafet e kujdesdhënëseve me temën “Si ti trajtojme femijet me nevoja te vecanta: mërzitje, tërheqje, ankth dhe frikë;
  • Trajnimin me stafin “Puna me të rinjtë në problemet e shëndetit mendor dhe zhvillimit.
  • Trajnimin me të rinjtë “Fenomeni I bullizmit në përdorimin e mediave sociale dhe ndikimi tek të rinjtë” (përdorimi i internetit të sigurt).
  • Workshop me të rinjtë mbi shëndetin seksual dhe riprodhues, HIV/AIDS dhe SST
  • Ekspertë që trajtojnë fëmijë/ të rinjtë me nevoja në mental health - psikoterapist dhe psikiater.
  • Supervizues për supervizimin në grup te stafit të kujdesdhënësve mbështetës / të punonjësve të kujdesit për të rinjtë
  • Supervizues për supervizimin në grup të të rinjve

Profili për Ekspertët
  • Të kenë përfunduar studimet universitare ose pasuniversitare sipas fushave të kërkuara
  • Të kenë eksperience pune mbi 5 (pesë) vite
  • Të paktën 5 vjet eksperiencë në trajnime me fëmijët apo të rriturit
  • Të paktën 5 vjet eksperiencë në dhënien e supervizimeve
  • Aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Aftesi per ruajtjen e konfidencialitetit.
Paraqitja e dokumentave
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 30.04.2024 në adresën [B]hr@soskd.org.al[/B] një
  1. Curriculum Vitae
  2. Letër interesi
  3. Fotokopjen e diplomës
 


Apply
Back
Top