• Kasiere (Unaze e Re)

Big Market kërkon të punësojë: Kasiere ( Unaza e Re)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

· Mirëpret klientet në ambjentet e marketit.
· Bën regjistrimin e çdo blerjeje të klientit dhe paisjen e klientit me faturën tatimore.
· Informon klientelën për fushata apo promocione të ndryshme të marketit.
· Bën arkëtimin e lekëve dhe evidentimin e valutës fallco.
· Mban përgjegjësi për kuadrimin e arkës.
· Kujdeset për rafte të percaktuara nga menaxheri i marketit.
· Kryen detyra të tjera shtesë të caktuara nga menaxheri i marketit.
· Mban shënim kërkesat e paplotësuara të klientëve.

Kualifikimet:

· Të ketë arsimim të mesëm.
· Të jetë fleksibël me turnet e punës.
· Të ketë aftësi për të punuar në grup.
· Të jetë e komunikueshme me klientët .
· Të ofroj një shërbim sa më cilësor e të kënaqshëm.

Të gjithë të interesuarit të dërgojnë cv-në e tyre në adresën e emailit hr@bigmarket.com.al duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikojnë ose të kontaktojnë në numrin e telefonit 0697026834
 


Apply WhatsApp
Back
Top