• Këshilltar i Servisit, Departamenti i Pas Shitjeve

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Auto-servis-specialist
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Këshilltar i Servisit, Departamenti i Pas Shitjeve

Rreth nesh
Auto Star Albania sh.a., pjesë e Kastrati Group, është i pari distributor i përgjithshëm dhe përfaqësues zyrtar i Mercedes-Benz dhe markave të tjera të Daimler në Shqipëri. Auto Star Albania ofron shërbimet e shitjes për të gjitha modelet e reja dhe të përdorura Mercedes-Benz (autovetura, furgonë, kamionë dhe autobuzë), këshillim financiar për individët, kompanitë dhe institucionet shtetërore etj. Auto Star Albania sh.a. gjithashtu ofron shumëllojshmëri shërbimesh periodike, riparim dhe servisim, si dhe shërbime garancie, të gjitha konform standardeve të përcaktuara dhe certifikuara nga Mercedes-Benz dhe Daimler AG.

Auto Star Albania sh.a. është në kërkim të një individi të talentuar dhe ambicioz për pozicionin Këshilltar i Servisit, Departamenti i Pas Shitjeve.

Këshilltari i Servisit është përgjegjës për kontaktet me klientët për të gjitha shërbimet periodike, identifikimin e avarive/problematikave dhe menaxhon në mënyrë profesionale të gjithë procesin e shërbimeve që nga pranimi deri në dorëzimin përfundimtar të automjetit. Këshilltari i Servisit ofron konsulencën e nevojshme për shërbimet periodike të mirëmbajtjes dhe shërbimet e tjera të nevojshme (sipas rastit), informon klientët për rezultatet e ekzaminimeve elektronike dhe mekanike, rekomandon proceset e nevojshme të mirëmbajtjes dhe riparimeve shtesë. Konsulenti (Këshilltari) i Çertifikuar i Shërbimit është përgjegjës për plotësimin e urdhërit të punës për shërbimet dhe detajon kohën e punës, koston, punimet e kryera dhe përshkrimin e punimeve dhe sqaron klientët për tarifat e shërbimeve. Këshilltari i Servisit trajton me prioritet pyetjet dhe ankesat e klientëve.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:


  • Mirëpret dhe i përgjigjet me mirësjellje interesimit të klientëve për të gjitha shërbimet e servisit.
  • Shqyrton kërkesat e klientëve për shërbimet e servisit dhe regjistron të dhënat e klientëve dhe automjeteve në sistem.
  • Hap urdhërin e punës dhe plotëson të dhënat e nevojshme në formularin e pranimit të automjeteve. Regjistron në mënyrë të saktë dhe të qartë problemet dhe shërbimet e nevojshme dhe shërbimet e kërkuara nga klienti.
  • Teston (kryen Test Drive) të automjetit të klientit bashkë me klientin (sipas nevojës dhe nëse kërkohet nga klienti) dhe konfirmon problemin ose ia referon atë teknikut të testimeve.
  • Kryen verifikimet e nevojshme të historikut të shërbimeve në sistem, inspekton automjetin dhe rekomandon shërbime shtesë nëse është e nevojshme.
  • Këshillon klientët për kujdesin e përgjithshëm të automjetit të të tyre dhe shërbimet e nevojshme të mirëmbajtjes periodike në përputhje me specifikimet e prodhuesit.
  • Siguron një vlerësim të plotë dhe të saktë të shërbimeve (kostove për punën dhe pjesët).
  • Vendos “kohën e parashikuar për dorëzimin e mjetit” dhe koordinon oraret e dorëzimit të mjetit me departamentin e servisit, nëse është e nevojshme.
  • Konfirmon listën e shërbimeve me klientin (merr firmën e klientit) dhe ekzekuton urdhërin e punës. Siguron një kopje për klientin.
  • Saktëson shumë dhe mënyrën e pagesës për shërbimet dhe informon klientin.
  • Njofton koordinatorin e servisit për urdhërin e punës dhe sigurohet për kohën dhe ecurinë e shërbimeve.
  • Kontrollon ecurinë e punës dhe riparimeve gjatë gjithë ditës. Mban kontakte të vazhdueshme, informuese dhe konfirmon me klientin çdo ndryshim në vlerësimin e kohës apo shërbimeve të nevojshme, informon klientin për të gjitha punimeve dhe kostot shtesë dhe merr autorizimin/konfirmimin e klientit para se të kryhen punime/riparime shtesë.
  • Zbaton planin e shërbimeve të servisit dhe i përgjigjet interesimit të klientëve për tematike të ndryshme.
  • Shqyrton urdhrin e shërbimeve, sigurohet për përfundimin në kohë të shërbimeve, dhe konfirmon paraprakisht të gjitha shërbimet dhe autorizimin për shërbimet shtesë. Mbyll urdhërin e punës dhe përgatit mjetin për dorëzim.
  • Siguron që automjeti të parkohet në zonën e caktuar dhe dyert e mjetit të jetë të kyçura dhe të gjitha çelësat dhe dokumentacioni shoqërues janë në rregull dhe gati për dorëzim.
  • Azhornon formularët e shërbimeve dhe udhëzuesit e çmimeve.
  • Informon klientët për të gjitha shërbimet e kryera, tarifat dhe çmimet respektive.
  • Kujdeset për zbatimin me përpikmëri të rregullores së cilësisë.
  • Garanton shërbime ekselente dhe i kushton rëndësi primare kënaqësisë së klientit.
  • U përgjigjet interesit të klientëve ekzistues dhe të interesuar për shërbimet, proceset e punës dhe çmimet respektive për secilin prej shërbimeve.
  • Inspekton automjetin e klientët dhe kujdeset që çdo gjë të jetë në rregull dhe e pastër.
  • Bën dorëzimin e automjetit konform rregullores dhe procedurave të Mercedes-Benz.
  • Varësisht nevojave të kompanisë, mund të kryejë dhe detyra e funksione të tjera të ngjashme.
Kualifikimet e nevojshme

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë (diplomë e shkollës së lartë dhe/ose diplomë ekuivalente).
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera në shërbimin ndaj klientit.
  • Të ketë të paktën 2 vite ekperiencë të mëparshme në pozicione të ngjashme (avantazh përbën eksperienca e mëparshme në sektorin e automjeteve).
  • Të ketë njohuri të mira për sistemet mekanike/elektrike të automjeteve.

  • Të zotërojë njohuri të programeve bazë të kompjuterit dhe të programeve bazë që përdorin serviset e riparimit të automjeteve , si programet e porosive të pjesëve të këmbimit, të rregjistrimit të urdhërave të punës etj, konkretisht programet WIS/ASRA, EPC, AUTOMASTER etj.
  • Të ketë njohuri mbi mesatare të gjuhës angleze dhe të ketë dëshmi për këtë qëllim.
  • Të ketë leje drejtimi të klasit B.
  • Të jetë i aftë për të menaxhuar proceset ditore të punës dhe për të punuar në mënyrë të pavarur në mbikëqyrje minimale.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, në shërbimin ndaj klientit dhe aftësi për zgjidhjen e problematikave.
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe komunikimi.
  • Të ketë aftësi shumë të mira për të punuar në grup.

Përparësi do të kenë personat e mëposhtëm:

  • Që kanë përvojë pune si konsulent servisi dhe/ose janë të trajnuar për fushën e shërbimeve dhe riparimeve të automjeteve të transportit
  • Që zotërojnë diplomë të nivelit bachelor/master të inxhinierisë mekanike
  • Që kanë arsim të mesëm profesional për automjetet e transportit.
Kushtet: Auto Star Albania sh.a. ofron një paketë tërheqëse benefitesh, përfshirë shpërblim të drejtë bazuar në vlerësimin e meritave dhe performancës të secilit punonjës si dhe mundësi karriere.

Procedura e Aplikimit: Kandidatët e interesuar për këtë pozicion, janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre dhe një letër motivimi brenda datës 25 shtator 2019 në adresën e e-mail: info@mercedes-benz.al dhe arben.breshani@mercedes-benz.al duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikon.

*Në respektim të Ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i gjithë informacioni i dërguar nëpërmjet CV-së tuaj do të trajtohet në mënyrë konfidenciale dhe nuk do t’i shpërndahet asnjë pale të tretë.
 


Apply
Back
Top