• Kërkohet Social Media Manager & TikToker

Agjencia e Rekrutimit “Profesionisti” lehtëson bizneset që të zgjedhin stafin e duhur përmes zhvillimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme duke u mundësuar të punësojnë profesionistët dhe kandidatët që kanë aftësitë e duhura si edhe përmbushin kriteret e vendosura.

Pozicioni i punës: Social Media Manager

Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme

Adresa e punës në: Tiranë


Ftojmë të gjithë të interesuarit për pozicionin Social Media Manager & TikToker në Sektorin e Marketingut në një kompani që operon prej shumë vitesh në treg. Qëllimi i këtij pozicioni është krijimi, përmirësimi dhe komunikimi i imazhit/identitetit të klientit për t’ja përcjellë konsumatorit/klientit.

Eksperiencat e punës dhe aftësitë e kërkuara:
  • Të ketë njohuri shumë të mira mbi trendet më të fundit lidhur me Social Media.
  • Të ketë njohuri dhe përvojë në përdorimin e Meta Business Suite dhe ADS Manager.
  • Të ketë njohuri dhe përvojë në përdorimin e programeve të editimit si Canva, Adobe Illustrator etj.
  • Të ketë njohuri dhe përvojë në përdorimin e praktikave më të mira për reklamim ne Facebook, TikTok, Linkedin, Instagram, Twitter dhe rrjete të tjera sociale.
  • Të ketë njohuri mbi treguesit e performancës së rrjeteve sociale, fushatave dixhitale etj.
  • Të jetë energjik e të ketë sens praktik, si edhe aftësi të mira në menaxhimin e kohës.
  • Të ketë eksperiencë në krijimin dhe editimin e videove për TikTok.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Hulumtimi dhe analizimi i industrisë së Social Media dhe trendeve më të fundit lidhur me të.
  • Propozimi i strategjisë së marketingut dhe planit të zbatimit në mediat sociale duke specifikuar qartë segmentet e synuara, llojet e postimeve, frekuncat e tyre, oraret, fushatat promocionale, etj.
  • Zbatimi i strategjisë së marketingut dhe planit të zbatimit si nga pikëpamja kreative ashtu edhe nga ajo operacionale duke u mbështetur në treguesit që i bëjnë ato të matshme.
  • Ekzekutimi i fushatave promociale dhe ndjekja e ecurisë së tyre në kohë reale për të garantuar rezultatin maksimal me buxhete optimale.
  • Përthithja e informacionit dhe njohurive për zhvillimet dhe avancimet e shërbimeve të fushës dhe ndryshimet e pritshme të kërkesave të klientëve.
  • Azhornimi me zhvillimet më të fundit të teknologjisë sidomos në aspektin komunikim, marketing dhe publicitet.
  • Përcaktimi dhe përmirësimi i treguesve më të rëndësishëm të performancës të mediave sociale dhe siguriimi për optimizimin e tyre.
  • Garantimi i cilësisë dhe profesionalizmit maksimal të produktit & shërbimit të ofruar.
  • Raportimi periodik i rezultateve të punës.
Edukimi:
  • Preferohet të ketë Diplomë të nivelit Bachelor. Diplomimi në “Marketing” ose në fusha të ngjashme është avantazh.
  • Të ketë njohuri të përdorimit të teknologjisë si dhe aplikacioneve që përdoren për marketing & publicitet.

Aftësi të tjera ndërpersonale:
  • Aftësi të mira kreativiteti/komunikimi.
  • Integritet për të trajtuar siç duhet informacionin konfidencial.
  • Aftësi të të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve.
  • I organizuar, i përgjegjshëm e i orientuar drejt produktit/shërbimit.
  • I durueshëm dhe empatik ndaj të tjerëve.
  • Të punojë nën presion.

Përfitimet:
  • Të punuarit në një mjedis profesional që mundëson zhvillimin e karrierës.
  • Pagë e kënaqshme
Procedura e aplikimit:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në dhe Portofolin tuaj në adresën e emailit: recruitment@profesionisti.al, përpara datës 30.04.2024
* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top