• Kërkohet Menaxher/e Rekrutimi(Senior)

Agjencia e Rekrutimit Profesionisti lehtëson bizneset që të zgjedhin stafin e duhur përmes zhvillimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme duke u mundësuar të punësojnë profesionistët dhe kandidatët që kanë aftësitë e duhura si edhe përmbushin kriteret e vendosura.

Pozicioni i punës: Menaxher/e Rekrutimi(Senior)
Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme
Adresa e punës në: Tiranë

Ftojmë të gjithë të interesuarit për pozicionin Menaxher/e Rekrutimi(Senior) për t’iu bashkuar një ekipi profesionistësh.
Qëllimi i këtij pozicioni është identifikimi dhe bashkëpunimi me kompanitë që kanë nevojë për rekrutim, duke i prezantuar dhe ofruar shërbimet e Agjencisë.

Eksperiencat e punës dhe aftësitë e kërkuara:
  • Të njoh mirë tregun e punës.
  • Të ketë përvojë në shitjen e shërbimeve në këtë treg (shërbime rekrutimi, punësim, këshillim karriere) etj.
  • Të ketë njohuri dhe përvojë shumë të mirë në proceset e avancuara të rekrutimit.
  • Të përshtatet me kombinimin e punës në terren dhe në zyrë.
  • Njohuri dhe përvojë në përdorimin e mjeteve dhe metodave për gjetjen e kompanive.
  • Aftësi të mira në ndërtimin dhe përmbylljen e suksesshme e në kohë të shpejtë të procesit të bashkëpunimit/rekrutimit.
  • Të jetë energjik e të ketë sens praktik, si edhe aftësi të mira në menaxhimin e kohës.
  • Të zotëroj patentë kategoria B.
  • Zotërimi i një protofoli klientësh është avantazh i rëndësishëm.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Identifikimi dhe rritja e portofolit me kompani/klientë që kanë nevojë për shërbime rekrutimi.
  • Realizimi i takimeve me kompani/klientë dhe prezantimi i shërbimeve të rekrutimit që ofron Agjencia.
  • Komunikimi me klientët për të marrë një informacion të qartë të nevojave të tyre për rekrutim.
  • Këshillimi i klientëve për praktikat më të suksesshme në fushën e rekrutimit.
  • Përcaktimi i përshkrimit të punës dhe specifikimet e marrëveshjes së rekrutimit.
  • Shërbimi në mënyrë aktive ndaj nevojave të klientëve dhe sigurimi që cilësia e shërbimit ndaj tyre i përmbush dhe tejkalon pritshmëritë.
  • Realizimi i telefonatave/intervistave me kandidatët e interesuar.
  • Dërgimi i short list të kandidatëve në kompani me informacionet specifike të marra nëpërmjet procesit të intervistimit.
  • Ndjekja e procesit të rekrutimit pas dërgimit të kandidatëve në kompani.
  • Raportimi periodik i rezultateve të punës.
Edukimi:
  • Diplomë të nivelit Bachelor. Masteri është avantash.
  • Të ketë njohuri të përdorimit të teknologjisë si dhe aplikacioneve të avancuara që përdoren në proceset e rekrutimit.
Aftësi të tjera ndërpersonale:
  • Aftësi të mira komunikimi me kolegët/klientët/kompanitë.
  • Integritet të lartë për të trajtuar siç duhet informacionin konfidencial.
  • Aftësi të të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve.
  • I organizuar, i përgjegjshëm e i orientuar drejt klientit.
  • I durueshëm dhe empatik ndaj të tjerëve.
  • Të punojë nën presion.
Përfitimet:
  • Të punuarit në një mjedis profesional që mundëson zhvillimin e karrierës.
  • Pagë 120.000 lekë në muaj dhe bonus sipas performancës.
Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: recruitment@profesionisti.al, përpara datës 30.04.2024

* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top