• Kërkohet Financiere

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Agjencia e Rekrutimit Profesionisti lehtëson bizneset që të zgjedhin stafin e duhur përmes zhvillimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme duke u mundësuar të punësojnë profesionistët dhe kandidatët që kanë aftësitë e duhura si edhe përmbushin kriteret e vendosura.

Pozicioni i punës:
Financiere
Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme
Adresa e punës në: Tiranë

Ftojmë të gjithë të interesuarit për pozicionin Financiere në një kompani që operon prej shumë vitesh në treg. Si Financiere do të jetë përgjegjëse për rakordimin dhe menaxhimin e shit/blerjeve dhe analizimin e të ardhurave/shpenzimeve.

Eksperiencat e punës dhe aftësitë e kërkuara:
  • Të ketë përvojë pune në këtë rol të paktën 5 vite.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të Kontabilitetit dhe Financa 5.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të legjislacionit Fiskal.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe italiane.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të Microsoft Office Excel.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Fiskalizimi i faturave të shitjes/blerjes në portalin selfcare dhe faturave import/eksport në programin Financa 5.
  • Deklarimit ditor i arkës në selfcare dhe kontrollimi në Financa 5.
  • Mbajtja e kartelave dhe rakordimi me klientët, furnitorët dhe llogari kontabël.
  • Rakordimi i shitjeve sipas pikave dhe ndjekja e debitorëve dhe kreditorëve sipas llogarive përkatëse.
  • Realizimi i fletë-hyrjeve dhe fletë-daljeve në magazinë, inventarizimi.
  • Menaxhimi i arkëtimeve dhe pagesave nëpërmjet sistemit bankar dhe arkës.
  • Përgatitja dhe deklarimi i librave të blerjeve, shitjeve, dhe formularëve të tvsh-së, tatimit në burim, tatim fitimit, të sigurimeve shoqërore dhe tap, listëpagesa.
  • Analizimi I të ardhurave dhe shpenzimeve.
  • Përgatitja e raporteve periodike financiare.
Edukimi:
  • Preferohet të ketë Diplomë të nivelit Bachelor. Diplomimi në “Financë Kontabilitet” ose në fusha të ngjashme është avantazh.
Aftësi të tjera ndërpersonale:
  • Aftësi të mira komunikimi.
  • Integritet për të trajtuar siç duhet informacionin konfidencial.
  • Aftësi të të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve.
  • I/e organizuar, i përgjegjshëm.
  • I/e durueshëm dhe empatik ndaj të tjerëve.
  • Të punojë nën presion.
Përfitimet:
  • Të punuarit në një mjedis profesional që mundëson zhvillimin e karrierës.
  • Pagë shumë e kënaqshme.
  • Puna e hënë - e premte 08:30-17:00, fundjava pushim.
Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: recruitment@profesionisti.al, përpara datës 13 nëntor 2023.
* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top